Vlorë, arrestohet italiani i arratisur, i kishin mbetur dhe 14 muaj burg
VLORË- Arrestohet shtetasi italian në kërkim Santo Nikola Malaspina.
52-vjecari është arrestuar pranë spitalit psikiatrik në Vlorë, pasi rezulton të jetë i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, dënim nga i cili kishte mbetur për të vuajtur dhe 14 muaj.
Italiani i arrestuar ishte dënuar për tentavë vrasje, ngjarje e ndodhur më 13 qershor të 2006 në lokalin e tij, ku ka tentuar të vrasë shtetasin shqiptar me iniciale V.SH.
Ndërkaq burime nga konsullata e Vlorës deklarojnë se Malaspina ishte në gjendje arresti shtepiak, ndërsa një javë më parë ishte paraqitur në gjendje të rëndë psikologjike në konsullatën italiane në Vlorë, e cila e kishte dërguar pranë spitalit psikiatrik, ku dhe është arrestuar.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)