E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembjet bllokojne aksin kombetar Ballsh- Tepelene

FIER - Shirat që kanë rënë këto ditë kanë bërë që një pjesë dheu e shkëputur nga një kodër shumë afër aksit kombëtar rrugor Ballsh -Tepelenë të bjerë në këtë rrugë në vendin e quajtur Povël. Shembja e dheut ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, gjë që ka çuar në bllokimin për rreth 20 minua të trafikut në të dyja anët e rrugës. Në këto kushte ardhja e një fadromi ka bërë të mundur largimin e dherave duke zhbllokuar rrugën, ku mjetet për shkak edhe të terrenit të lagësht lëviznin me vështirësi. Sipas policisë, kjo rrugë është e kalueshme por deri në largimin e plotë të dherave ajo do të funksionojë vetëm me një kalim nën mbikëqyrjen e policisë rrugore. Ndërkohë, rreth 200 metra larg vendit ku ndodhi shembja, një automjet tip "Benz" kishte rënë disa metra poshtë rrugës kryesore. Automjeti është rrëzuar pas mesnatës dhe sipas policisë nuk ka pasur viktima. Mjeti është gjetur i braktisur nga pronarët, të cilët para largimit i kanë hequr edhe targat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›