Shëndeti riprodhues, 25 mijë të rinj në "test" për marrëdhëniet intime

ISHP dhe Qendra e Statistikore Shqiptare përfundojnë fazën e parë të projektit sensibilizues
Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Akademinë e Zhvillimit Arsimor me qendër në Washington, ka përfundnuar fazën e parë të një projekti për informimin dhe sensibilizimin e të rinjve shqiptarë në lidhje me shëndetin riprodhues. Drejtoresha e Qendrës Statistikore Shqiptare, Emanuela Murthi, në një intervistë të dhënë për gazetën Sot, pohoi se dje mbaroi faza e parë e projektit të interventit dhe vlerësimit në lidhje me nivelin e informacionit të të rinjve të grupmoshës 18-25 vjeç, për masat mbrojtëse kontraceptive në fushën e shëndetit riprodhues. Në lidhje me konsistimin e këtij projekti Murthi theksoi se faza e parë e implementimit të këtij projekti ka për qëllim vlerësimin e situatës në vetvete, pastaj në bazë të realitetit ekzistues do të zhvillohet faza e dytë, e cila do të ketë karakter ndërhyrës jo vetëm duke i informuar të rinjtë, por edhe t'i edukojë ata në fushën e shëndetit riprodhues. Ky projekt është iniciuar dhe realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik, Qendra Statistikore Shqiptare, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Akademinë e Zhvillimit Arsimor me qendër në Washington, pohoi drejtoresha e Qendrës Statistikore Shqiptare, Emanuela Murthi. Më konkretisht faza e parë e këtij projekti konsiston në intervistimin e detajuar të 25 mijë të rinjve në qendrat Universitare të Tiranës, Vlorës dhe Elbasanit. Tashmë ka përfunduar faza e parë, e cila konsiderohet si sondazh paraprak. Në vazhdim do të fillojë faza e dytë, e cila ka për qëllim trajnimin e sensibilizimin e të rinjve në njohjen dhe përdorimin e masave mbrojtëse, prezervativë dhe kontraceptivë, bëri të ditur ajo.
Qëllimet e projektit
Informacioni dhe edukimi i të rinjve për shëndetin riprodhues, bëhet me qëllim që të shmangen shtatzënitë e padëshiruara dhe të ulet numri i aborteve, gjë e cila është shumë e rrezikshme për jetën dhe për lindjet e mëvonshme. Ndërkaq, pas fazës së dytë, sipas Murthit do të projektohet dhe realizohet faza e tretë e kësaj nisme, e cila konsiston në ribërjen e një sondazhi për të parë rezultatet e arritura nga dy fazat e mëparshme. Kjo fazë e tretë dhe përfundimtare për këtë projekt, do të fillojë dhe do të mbarojë në muajin maj të 2009. Nisma e këtij projekti përbën një hap të rëndësishëm në lidhje me planifikimin familjar dhe indirekt ndihmon në integrimin e të rinjve shqiptarë në shoqërinë bashkëkohore. Statistika për nivelin e informacionit dhe edukimit të shëndetit riprodhues do të bëhen të ditura pas mbarimit të të gjitha fazave të projektit. Ndërkaq, në të ardhmen do të ndërmerren edhe projekte të tjera më të më mëdha dhe me bashkëpunime më të gjëra, të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e problemeve të kulturës dhe edukimit shëndetësor riprodhues që ndesh aktualisht shoqëria shqiptare. Duke prezantuar funksionimin e sistemit të këtij projekti, drejtoresha e Qendrës Statistikore Shqiptare, Emanuela Murthi, vlerësoi se për realizimin e kësaj faze janë përzgjedhur dhe koordinuar të rinj, të cilët kanë shkuar nëpër të gjitha godinat e Qendrave Universitare të Tiranës, Vlorës dhe Elbasanit dhe u kanë drejtuar një pyetësor bashkëmoshatarëve të tyre me rreth 128 pyetje, duke filluar që nga mosha, prejardhja, gjinia e deri tek çështjet e tyre intime, në lidhje me marrëdhëniet seksuale dhe përdorimin e masave mbrojtëse.
Email This Klikime: 3