E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terapi kuruese për dhembjet e kurrizit



Kiropraktiku, terapi kuruese për dhimbjet e kurrizit

Kjo terapi nuk ka kohëzgjatje të caktuar

Kiropraktika përdoret më shumë që të mënjanohen dhimbjet në:

qafë dhe krahë

tendosja dhe dhimbjet në muskuj

lëvizja e zvogëluar

kokëdhimbjet për shkak të pjesës qafore të kurrizit

dhimbjet neurologjike në duar dhe këmbë

diskopatia

ishijasi dhe lumbago

kokëdhimbja e përcjellë me marramendje dhe turbullime

skolioza dhe kifoza (zakonisht ndodh për shkak këmbës më të shkurtë, e cila edhe nuk vërehet në shumicën e rasteve)

dhimbjet kur jemi të ulur

dhimbjet në pjesën e poshtme të kurrizit.

Vërtet pakkush mund të besojë se astma dhe problemet paramenstruale mund të jenë për shkak të qëndrimit (shtrembërimit) të trupit. Në rast se kur kurrizi "çmontohet", është tejet e mirëpritur ndihma e kiropraktikut, i cili i kthen unazat dhe nyjet, lidhëset e kurrizit, në vendin e vet.

Kiropraktika është e bazuar në mënyrë shkencore se sistemi nervor udhëheq dhe koordinon të gjitha funksionet në trupin tonë. Qëndrimi i gabueshëm, muskujt e dobët për shkak të mungesës së ushtrimeve, ushqimi jo i duhur, lëndimet fizike, shtrati tepër i butë apo stresi, madje edhe njëra prej këmbëve më të shkurta që mund ta kemi, mund të jenë ndonjëra nga arsyet e qëndrimit të keq apo të gabuar.

Kiropraktika nuk fokusohet vetëm në pjesën e trupit i cili na dhemb për momentin, por shqyrton tërë organizmin se në çfarë gjendjeje ndodhet. Të themi më thjesht, të paramendojmë se si nga kurrizi degëzohen nervat të cilat shkojnë nga çdo organ vital në trup në dy drejtime. Dhe nëse një nerv i tillë thjesht “zihet pick” do të vjen gjer te përflakja në atë vend, do të lajmërohen dhimbjet dhe do të durojë organi nga i cili shkon ai nerv, sepse thjesht nuk ka mjaft furnizim.

Dhembja e kokës, probleme me sinus, pagjumësia, lodhja kronike, dhimbjet në vesh, neuralgjia, aknet, ethet virusale, angina e fytit, aritmia e zemrës, bronkitisi, vështirësitë me lukthin, tensioni i ulët, anemia, të thatët në vende të ndryshme, reumatizmi, ishijasi, problemet me porrcin, qesen e urinës, qarkullimi i dobët në këmbë, hemorroidet, kruarja, dhimbjet në “bishtin” e kurrizit në rast të uljes në karrige... të gjitha këto sëmundje mund të vijnë për shkak të problemeve me kurrizin.

“Hekurosja e kurrizit”

Kiropraktiku bënë palosjen, vendosjen në vend të nyjeve të cilat janë “çmontuar” kanë lëvizur apo lëvizja iu ka bërë e kufizuar. Lëndimet e qelizave mund të bëhen për shkak të ndonjë fatkeqësie, ngritjes jo të rregullt të ndonjë mjeti të rëndë, stresit, qëndrimit jo të drejtë dhe uljes së gjatë në karrige. Kjo qelizë e dëmtuar është e nënshkruar ndaj ndryshimeve fizike dhe kimike të cilat do të shkaktojnë përflakjen, dhimbjen si dhe lëvizjen e kufizuar të personit. Çlirimi i “zënë pick” i nervit, kthimi i kurrizit në pozitë të duhur do të mundësojë që të shëroheni. Pas ndërhyrjes të kiropraktikut, pacienti nganjëherë mund të pësojë një ndryshim të konsiderueshëm që mund të zgjasë 1 – 2 orë.

Vizita e parë te kiropraktiku

Pacienti i cili për të parën herë shkon tek kiropraktiku, është e dëshirueshme që me vete të marrë incizimet e rëntgenit të kurrizit. Mjeku në bazë të gjendjes së pacientit dhe kontrollit të nënshtruar do të përcaktojë terapinë e mëtutjeshme. Kiropraktiku do të mund të shërojë të gjithë personat që kanë probleme me kurrizin – duke filluar nga fëmijët, gratë shtatzëna dhe gjer tek më të moshuarit.

Mënyra e shërimit

Në fazën e parë të deformimit, boshti kurrizor ndryshon pozitën e vet edhe pse ndryshimi në mes të disqeve mund të jetë normal. Në fazën fillestare të ndryshimit degjenerativ, ndryshimi i nervave të qelizave do të bëhet i ndjeshëm, andaj qëllimi i kiropraktikut do të jetë që me kthimin e kurrizit në pozitë normale ta çlirojë shtypjen në nerv, e cila ka ardhur për shkak të pozitës së keqe të disqeve. Varësisht nga gjendja në të cilën gjendet pacienti, terapia mund të zgjasë 3 – 4 javë.

Në fazën e dytë vazhdon deformimi i kurrizit me lëvizjen e disqeve. Me përparimin e ndryshimeve degjeneruese vjen deri tek atrofia e nervave. Tek këta pacientë kiropraktiku duhet që boshtin kurrizor ta kthejë në pozitën normale, nervat e tendosur t’i qetësojë, të kthejë qarkullimin e gjakut, kurse muskujve, tetivave dhe ligamenteve t’ua kthejë fuqinë dhe simetrinë. Gjithashtu, terapia mund të zgjasë 3 – 4 javë, varësisht nga gjendja e pacientit.

Në fazën e tretë degjenerative të kurrizit, paraqitet lëvizja e disqeve. Përparon ngjitja e disqeve dhe vjen gjer tek atrofia e qelizës së nervit. Kur fillon kjo fazë e sëmundjes, caku i kiropraktikut është që të rimëkëmbë shëndetin e boshtit kurrizor, që të ndalojë problemet e tjera shëndetësore dhe në mënyrë maksimale të përmirësojë gjendjen e pacientit. Terapia zgjat aq sa pacienti është i gatshëm t’i kushtohet shëndetit të tij.

Rreziqet për shtatzënat me mbipeshë

Studimi i fundit i kryer nga shkencëtarë britanikë ka treguar disa pasoja që mund t’i shkaktojë mbipesha te femrat shtatzëna.

Shkencëtarët pranë kolegjit londinez “Kings College” për nevojat e studimit kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga 385 femra me mbipeshë gjatë kohës së shtatzënisë së parë të tyre.

Revista “American Journal of Obstetrics and Gynaecology” ka publikuar se mbipesha është e lidhur me rastet më të shpeshta të shfaqjes së pre-eklampsisë (rritja e shtypjes së gjakut te shtatzënat), lindjet e parakohshme, si edhe lindjen e foshnjave me peshë më të vogël se normalja.

Ekspertët shtojnë se mbipesha është e lidhur me rastet më të mëdha të lindjes me prerje cezariane, si edhe me rrezikun më të madh për abort spontan dhe diabet gestacional (rritja e nivelit të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë).

Ushqim mesdhetar për mendje të shëndoshë

Personat në moshë madhore të cilët mbajnë regjimin e ushqimit mesdhetar, japin rezultate më të mira në testet e aftësive njohëse.

Ushqimi i pasur me fruta, perime, peshk dhe vaj ulliri, zvogëlon për më shumë se 30% mundësinë e dobësimit të kujtesës dhe përqendrimit, ndërsa rreziku për shfaqjen e sëmundjes Alzheimer bie për 43-48%, njoftojnë hulumtuesit pranë Universitetit Columbia në Nju Jork.

Studimi i publikuar në revistën “Archives of Neurology”, pohon se përveç efekteve pozitive të lartpërmendura, tashmë dihet se regjimi mesdhetar i ushqimit zvogëlon edhe rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së Parkinsonit, si edhe sëmundjeve të zemrës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›