Zhbllokohet buxheti i kryeqytetit
15/02/2009 LSI-ja pranon në heshtje miratimin, dërgon shkresën e firmosur pranë prefektit të Tiranës
Procesi i votimit të buxhetit të bashkisë së kryeqytetit ka marrë një tjetër rrjedhë. Kësaj radhe Lëvizja Socialiste për Integrim, pavarësisht deklaratave të bëra për rreth dy javë për shpalljen të pavlefshme të procedurës së votimit të bërë në mbledhjen e 3 shkurtit, duket se është tërhequr nga një veprim i tillë. Kjo është faktuar me dërgimin e shkresës pranë prefektit të Tiranës për miratimin në parim të buxhetit të 2009-s. Në një prononcim të dhënë gjatë ditës së djeshme për mediet prefekti Ruzhdi Keçi ka pohuar se tashmë pranë institucionit të tij është dërguar shkresa zyrtare me firmën përkatëse për aprovimin e buxhetit në parim. Pavarësisht se në heshtje, këtij buxheti, i cili është dokumenti më i rëndësishëm ekonomik, i është dhënë aprovimi, duke lënë mënjanë kontestimet e shumta të deklaruara gjatë këtyre ditëve. Ka qenë kryetari i këshillit bashkiak Sokol Dervishi që ka udhëzuar me shkrim nënkryetarin e këshillit Petraq Simo që të firmosë kalimin e buxhetit të bashkisë, teksa më pas i është depozituar për shqyrtim prefekturës së kryeqytetit. “Sot pranë prefektit të Qarkut të Tiranës, ka ardhur sipas procedurës ligjore vendimi i këshillit bashkiak për miratimin në parim të buxhetit. Ai sot ka ardhur me firmën e nënkryetarit të autorizuar me shkrim me firmën e kryetarit. Rrjedhimisht unë nënkuptoj firmën e kryetarit të këshillit në këtë vendim dhe nga pikëpamja procedurale vendimi është pranuar në prefekturë”, - ka pohuar dje prefekti Keçi. Kështu, lufta pothuajse dyjavore ka marrë fund dje në heshtje, duke e cilësuar buxhetin të miratuar në parim. Prefektura në ditët e ardhshme do të nisë shqyrtimin e buxhetit sipas zërave përkatës të tij. Që nga publikimi në mbledhjen e parë të këshillit, buxheti i bashkisë për 2009-n është shoqëruar me kontestime të shumta dhe debate të ashpra ndërmjet palëve për mungesë transparence në detajimin e listave të investimeve apo projekteve që do të ndërmerren në zona të ndryshme gjatë 2009-s. Në dy seancat e para, të zhvilluara përkatësisht në muajin dhjetor dhe janar, votimi i buxhetit është rrëzuar. Ndërsa në mbledhjen e 3 shkurtit, votimi i zhvilluar dy herë, ku gjatë votimit të parë kryetari i bashkisë numëroi 29 vota pro, është konsideruar i pavlefshëm nga kreu i këshillit bashkiak. Ky i fundit kërkoi zhvillimin e një seance tjetër për votim nominal të buxhetit.
Arsyeja kryesore se pse ky buxhet është kundërshtuar me forcë sipas këshilltarëve të PD-së dhe LSI-së, në këshill ishte mungesa e detajimit dhe neglizhenca e hartuesve të buxhetit në detajimin e listës së projekteve për të gjitha investimet që ishin parashikuar të bëheshin gjatë këtij viti.