Shëngjin, "peshkohet" një kafkë njeriu
Disa peshkatarë të Shëngjinit janë detyruar ta hedhin përsëri në det peshkun e kapur dje. Në rrjetat e tyre, përveç peshqve kishte ngecur një kokë njeriu e dekompozuar që ua ka trazuar stomakun edhe atyre burrave të ashpërsuar nga era dhe kripa.
Peshkatarët kishin dalë në mëngjes herët për të mbledhur rrjetat e hedhura ditë më parë në det. Gjahu dukej i mbarë dhe ata kanë nxituar t‘i zbrazin rrjetat, por mes peshqve kanë dalluar një gjysmësferë të pisët. Njëri nga peshkatarët zgjati duart për të nxjerrë mënjanë "mbeturinën" që kishin peshkuar, por mbeti i shtangur në vend. Ishte një kokë njeriu e dekompozuar. Menjëherë kanë njoftuar policinë e Lezhës, që ka mbërritur menjëherë në port. Ekspertë të mjekësisë ligjore morën në dorëzim gjahun e pazakontë të peshkatarëve dhe e çuan në morgun e spitalit të Lezhës, ku kanë nisur ekzaminimet.
Nga këqyrja paraprake ekspertët mjekoligjorë konkluduan se bëhet fjalë për një person që ka vdekur shumë kohë më parë dhe për këtë arsye identifikimi do të jetë i vështirë. Mësohet se në kafkën e gjetur nuk janë gjetur vrima plumbash apo fraktura të shkaktuara me mjete të forta, çka përjashton paraprakisht mundësinë e një vrasjeje. Ekspertët kanë hedhur si pistë kryesore të hetimeve atë të mbytjes, por ende nuk është përcaktuar seksi i viktimës dhe koha kur mund të ketë ndodhur vdekja gjë që i bën krerët e policisë së Lezhës të jenë të kursyer në deklarime.
Për të qartësuar më shumë situatën, në polici janë thirrur peshkatarët që gjetën kafkën. Ata janë pyetur për vendin ku kishin hedhur rrjetat dhe si njohës të mirë të detit u është marrë mendim për rrymat ujore që përshkojnë zonën.
Ndërkohë, bëhet e ditur se policia ka planifikuar të nisë në det kërkime për gjetjen e pjesëve të tjera të trupit të cilit i përket kafka e gjetur, megjithëse duket e vështirë të ketë rezultat, pasi kafka është "peshkuar" në thellësi të madhe dhe nisur nga niveli i dekompozimit të saj, mendohet se trupi është coptuar dhe eshtrat janë shpërndarë në fundin e detit.
Ky është rasti i dytë i gjetjes së një kafke në harkun kohor të katër muajve. Më 16 tetor të vitit 2008, disa fëmijë gjetën në Sarandë një kafkë njeriu. Policia dhe Prokuroria e Sarandës kanë vendosur për ta transportuar kafkën për në laboratorin e ekzaminimit kriminalistik në Tiranë, por ende sot nga ky laborator nuk ka dalë asnjë përgjigje për identifikimin.
Në fillim u dyshua se bëhej fjalë për kokën e një 45-vjeçari nga Konispoli, trupi i të cilit u gjet në vitin 2005, por kjo pistë u rrëzua nga ekspertët.