E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbime komunitare, do të ngrihen edhe nga vendorët

Përkujdes

“Qëllimi i politikave të shërbimeve shoqërore është krijimi i një sistemi shërbimesh sociale, me standarde bashkëkohore për rehabilitimin dhe riintegrimin e grupeve dhe individëve në nevojë në jetën normale”, tha ministri i Punës, Spiro Ksera, në Komisionin parlamentar për Punën. Në këtë mbledhje ai raportoi rreth gjendjes aktuale të institucioneve të përkujdesit social, arritjeve dhe sfidave për përmirësimin dhe transformimin e sistemit. Sipas ministrit, sistemi synon mbështetjen e njerëzve në nevojë brenda familjes dhe në komunitetet e tyre, në raport me përkujdesjen që ofrohet në shërbimet e centralizuara rezidenciale dhe prioritet i politikave të mbrojtjes sociale është decentralizimi dhe deinstitucionalizimi i shërbimeve.

Ksera vlerësoi si një nga arritjet e qeverisë shqiptare në pesë vitet e fundit implementimin e standardeve të përkujdesit shoqëror për kategori të veçanta, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë së shërbimit. Në fjalën e tij, ministri u ndal edhe në përgjegjësinë që merr pushteti vendor në kuadër të procesit të decentralizimit, për të ngritur shërbime të reja komunitare për grupet në nevojë, bazuar në identifikimin e nevojave.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›