Shërbimet shëndetësore që përfitohen falas në spitale
Emanuela Sako
Skemës së sigurimeve shëndetësore i janë shtuar edhe 100 mijë kontribuues të tjerë, të cilët kërkojnë të sigurohen për të përfituar falas apo ulje të tarifave të barnave dhe të vizitave në spitale. ISKSH-ja, pohon se numri i kontribuuesve është rritur mjaftueshëm dhe se në total shkon në 653 mijë vetë. Numri i kontribuuesve po rritet gjithmonë e më shumë për shkak të përfitimeve që kanë në shërbimet që ofrohen në të gjitha qendrat shëndetësore në vend. Skema e sigurimeve i siguron të ardhurat nga personat ekonomikisht aktivë, të punësuar në privat apo shtet, të vetëpunësuarit në fshat apo qytet dhe nga buxheti që derdh shteti për popullsinë joaktive.
Përfitimi
ISKSH-ja ka hartuar skemën e kategorive që përfitojnë falas dhe për ata që kontribuon shteti. Falas përfitojnë të gjithë personat ekonomikisht aktivë, ku hyjnë të punësuarit në sistemin shtetëror ose privat, që janë të siguruar, të vetëpunësuarit në qytet ose në fshat që vetësigurohen. Ndërsa shteti kontribuon për personat joaktivë si: fëmijët, nxënësit dhe studentët me shkëputje nga puna. Po kështu, shteti ka si detyrë të kontribuojë për pensionistet, të paaftët (mendore dhe fizike), të papunët, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe asistencë sociale, nënat me leje lindjeje, si dhe shtetasit që kryejnë shërbimin ushtrak të detyruar. Përfitimi bëhet në rastet kur jeni të pajisur me Librezën e Shëndetit, me të cilën pajiset çdo i siguruar pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimit Shëndetësor.
Ekzaminimet
Pacientët përfitojnë një sërë shërbimesh falas apo me një pagesë tepër të ulët nga pagesa e kontributeve të sigurimeve shëndetësore. Për 12 ekzaminime të shtrenjta ISKSH-ja u siguron që të paguajnë një tarifë tepër të ulët, në varësi të tarifave reale. Kështu, nga 12 ekzaminimet e shtrenjta pacienti duhet të paguajë vetëm 10 për qind të vlerës reale. Pra, nëse një vizitë për kryerjen e koronografisë kushton 40.000 lekë, atëherë pacienti duhet të paguajë vetëm 10 për qind të kësaj vlere. Njëkohësisht, falas përfitohen shërbimet si shërbimin e mjekut të familjes apo shërbimin farmaceutik. Por duke qenë i siguruar futesh në të gjithë sistemin e shërbimeve shëndetësore dhe përfiton, vizitën falas tek mjeku i përgjithshëm (MP/MF), të drejtën e zgjedhjes MP/MF, si mjek personal vizitën në banesë, kur gjendja e të siguruarit nuk lejon paraqitjen në ambulance,
recetën e rimbursuar nga MP/MF, të drejtën e vizitës pa pagesë tek mjeku specialist (MS) i shërbimit ambulatory etj.
Kush përfiton falas:
Të gjithë personat ekonomikisht aktivë, ku hyjnë:
Të gjithë të punësuarit në sistemin shtetëror ose privat, që janë të siguruar
Të vetëpunësuarit në qytet ose në fshat, që vetësigurohen
Shteti kontribuon për personat joaktive si:
fëmijët, nxënësit dhe studentët me shkëputje nga puna
Pensionistët
Të paaftët (mendorë dhe fizikë)
Të papunët
Personat që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe asistencë socialë
Nënat me leje lindjeje
Shtetasit që kryejnë shërbimin ushtarak të detyruar
Këshilli i Ministrave ka të drejtë të specifikojë grupe të tjera shtetasish, për të cilët duhet të kontribuojë shteti
Përfitimet
Nëpërmjet Sigurimit Shëndetësor përfitohet:
Shërbimin shëndetësor falas te mjeku i përgjithshëm dhe i familjes
Shërbimin shëndetësor falas te mjeku specialist
Shërbimin shëndetësor falas në shtëpi, poliklinikë dhe spital
Ekzaminimet laboratorike dhe radiologjike falas
Ekzaminimet unikale Terciare me rimbursim në masën 90% dhe bashkëpagesë nga personat e siguruar 10%
Barnat e listës së rimbursuar falas për fëmijë 0-12 muajsh, invalidët e plotë, pensionistët, të verbrit dhe jetimët
Të gjitha barnat falas për veteranët me sëmundje kronike dhe invalidët e luftës
Barnat falas për të sëmurët me tumore, transplantim të veshkës, sklerozë multiple, talasemia major
Barna me rimbursim të pjesshëm për të gjitha kategoritë e tjera të popullsisë, në përqindje të ndryshme, por jo më pak se 50% Barnat e listës, kundrejt recetës me rimbursim, të lëshuar nga mjeku i përgjithshëm në të gjitha farmacitë që kanë kontratë me ISKSH-në. Lista e barnave, e cila përmban dhe çmimin e pacientit, disponohet nga të gjitha farmacitë dhe vihet në dispozicion të çdo personi të interesuar
Ekzaminimet e shtrenjta dhe kostoja reale
Rezonanca magnetike pa kontrast 20.000 leke
Rezonanca magnetike me kontrast 35.000 leke
CT Scann 12.500 leke
CT Scann koke,kolone me kontrast 12.500 leke
CT scan trupi me kontrast 12.500 leke
Mamografi 3.000 leke
Litotripsia 18.000 leke
Angiografi 40.000 leke
Koronografi 40.000 leke
Fibrosteoscopi 3.800 leke
Fibrocolonoscopi 3.800 leke
Pagesa
Vetem 10% te kostos së këtyre shërbimeve.
Kush përfiton falas
Fëmijët 0-12 muajsh
Invalidë të plotë
Invalidë të luftës
Veteranë
Të sëmurë me TBC dhe CA
Cilat janë përfitimet nga Sigurimi Shëndetësor?
Aktualisht në vendin tonë Sigurimi Shëndetësor mbulon shpenzimet për:
Shërbimin e mjekut të familjes
Shërbimin farmaceutik
Por duke qenë i siguruar futesh në të gjithë sistemin e shërbimeve shëndetësore dhe përfiton:
Vizitën falas tek mjeku i përgjithshëm (MP/MF)
Të drejtën e zgjedhjes MP/MF, si mjek personal
Vizitën në banesë, kur gjendja e të siguruarit, nuk lejon paraqitjen në ambulancë
Recetën e rimbursuar nga MP/MF
Të drejtën e vizitës pa pagesë tek Mjeku Specialist (MS) i shërbimit ambulator
Recetën e rimbursuar, pas pagese nga MS i shërbimit ambulator ose MS privat, që ka kontratë me Drejtorinë Rajonale Të Sigurimit Shëndetësor
Shtrimin në spital pa pagesë, me rekomandimin e Mjekut Personal (MP/MF)
s
19 Gusht 2008