Shërbimi i dializës, rritet me 15 për qind numri i pacientëve
Ministria e Shëndetësisë deklaron se numri i pacientëve që kanë nevojë për shërbimin e terapisë zëvendësuese, ose dializës, pritet të rritet në masën 15 për qind. Për të përballuar këtë rritje pritet që shërbimi i dializës të privatizohet, ndërsa menduar që shteti dhe privati të jenë partnerë. Kjo bëhet vetëm për t’u ardhur në ndihmë të gjithë personave që vuajnë nga mosfunksionimi i veshkave dhe për të cilët kryerja e terapisë zëvendësuese, dializës, është jetike. ISKSH-ja, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, po përcaktojnë standardet e mjekimit të këtyre pacientëve që mungojnë në spitalet shqiptare. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 400 pacientë kanë nevojë aktualisht për terapi zëvendësuese dhe rreth 175 pacientë të rinj çdo vit. Aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 39 aparatura hemodialize në shërbimin spitalor publik që kanë një shkallë shfrytëzimi 50 për qind, megjithëse nevojat janë për më shumë aparatura. Është e nevojshme të shtohen të paktën edhe 12 aparatura shtesë që të plotësojnë nevojat e pacientëve aktualë.
Dializa në mjekësi është ecuria e pastrimit të gjakut nga lëndët e dëmshme. Dializa përdoret për të mundësuar zhdukjen e uresë, acideve, kaliumit dhe mbeturinave të tjera metabolike (shkëmbyese) të përmbajtura me tepricë në gjak, kur ky punim nuk kryhet nga veshkat, përkatësisht nga mëlçia, për shkak të njeriut të sëmurë rëndë ose sepse veprimi i tij nuk është i mjaftueshem, siç është rasti i helmimit.
12 Mars 2008