E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimi shëndetësor nis përgatitjet për periudhën e dimrit

Kukës

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Kukës ka nisur marrjen e masave për të përballuar periudhën e dimrit, kur shumë zona izolohen nga dëbora. Drejtori i këtij institucioni, Feriz Ahmeti, tha se "aktualisht nuk ka mjekë vetëm në komunën e thellë të Arrnit, ku numri i banorëve është rreth 870 banorë, ndërsa monitorimi shëndetësor i këtyre banorëve kryhet nga mjeku i komunës fqinje të Surrojit".

Sipas tij, krahas rritjes së cilësisë së shërbimit shëndetësor në zonat rurale, ka nisur kontrolli në qendrat e zonave rurale, kryesisht për kërkesat për medikamente nga bordi i kontrollit, që përbëhet nga specialistë të shëndetësisë e të pushtetit vendor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›