Pastrohen 300 metra katrore zonë e minuar
Tropojë
Gjatë këtij viti në rrethin e Tropojës janë pastruar rreth 300 mijë metra katrore zonë e minuar, bëri të ditur dje zv.prefekti i Tropojës, Sylë Smajlaj.
"Këtë vit procesi i pastrimit të zonave të minuara në rrethin e Tropojës është përqendruar në zonën e Kamenicës, ku punon kompania daneze DCA-ACT dhe vetëm gjatë këtij viti janë pastruar mbi 300 mijë metra katrore", - tha Smajlaj, duke sqaruar se ka mbetur ende për të pastruar një sipërfaqe prej rreth 400 mijë metrash katrore.
"Pastrimi i kësaj sipërfaqeje, që konsiderohet e kontaminuar, do të përfundojë vitin e ardhshëm", - shtoi ai.
Gjatë konfliktit në Kosovë në pranverën e vitit '99, gjithë gjatësia e vijës kufitare prej 56 kilometrash e këtij rrethi me Kosovën "u mboll" nga ushtria serbe me mina antinjeri dhe lloje të tjera minash. Në shkallë qarku sipërfaqja "e mbjellë" me mina në vitin '99 arriti në 15 milionë metra katrore, nga të cilat tashmë janë pastruar nga minat kasetë, antinjeri etj., rreth 13,8 milionë metra katrore të shpërndara në 36 zona, kryesisht në zonat e larta malore dhe larg qendrave të banuara të rretheve të Kukësit, Tropojës e Hasit.
Pas 12 qershorit 1999 kur mori fund konflikti në Kosovë, për shkak të zonave të minuara kanë humbur jetën 32 banorë të qarkut të Kukësit dhe kanë mbetur të gjymtuar 272 të tjerë, nga të cilët 141 nga rrethi i Tropojës.
Pastrimi i pjesës më të madhe të kësaj sipërfaqeje ka bërë që dy vitet e fundit të mos regjistrohet asnjë viktimë nga minat në rrethin e Tropojës.