E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherlock Holmes, një detektiv joshës



Një ndër dhjetë filmat më të ndjekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vjen edhe në ekranin e Kinema “Millenium” në Tiranë. Detektivi legjendar Sherlock Holmes interpretohet nga aktori Robert Downey Jr. Portreti i këtij detektivi vjen në këtë film në një këndvështrim të panjohur më parë. Një detektiv tërheqës dhe joshës dhe jo vetëm një nuhatës i zoti me kostum kuadratesh. Aktori Jude Law, luan rolin e kolegut besnik të Holmes, Watson, një doktor dhe një veteran lufte, që është aleati i përhershëm i detektivit, ndërsa Rachel McAdams interpreton Irene Adler, gruan e vetme që diti të mbajë një marrëdhënie të stuhishme me detektivin. Regjia e këtij filmi mban firmën e Gyu Ritchie, ndërsa skenari nga Tony Peckham, Simon Kinberg. Përgjatë 2 orë e 9 minutash, shikuesi ndjek situata që ndjekin njëra-tjetrën në një reaksion zinxhir. Si gjithnjë detektivi është në gjurmim dhe arrin të zgjidhë edhe dilemat më të komplikuara. Nuk mungon dhe një histori dashurie, që i jep pak nuanca rozë filmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›