Sherr me thika, plagosen dy vëllezër
Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë mesditës së djeshme në qytetin e Poliçanit, ndërkohë që policia nuk ka mundur të ndalojë autorët tashmë të identifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të së shtunës, në një lokal në qendër të qytetit të Poliçanit. Dy vëllezërit, Qetësor dhe Leonard Kapxhiu, përkatësisht 30 dhe 28 vjeç, janë plagosur në grindje e sipër nga Artan Aliaj dhe Fredi Kanani.
Grindja banale mes palëve ka acaruar situatën parazgjedhore në qytezën e Poliçanit. Fakti që vëllezërit Kapxhiu dikur kanë qenë simpatizantë të LSI-së dhe tashmë janë rreshtuar me Partinë Socialiste, ka bërë që ngjarja të interpretohet dhe të marrë ngjyrime politike. Kreu i bashkisë së qytetit, Adriatik Zotka, u ka bërë apel banorëve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin konfliktet, në mënyrë që procesi zgjedhor të kalojë pa incidente.
Mësohet se vëllezërit Kapxhiu kanë qenë në një nga kafenetë në qendër të qytetit të Poliçanit. Ata janë hasur në këtë kafene me Aliajn dhe Kananin, me të cilët kanë nisur të debatojnë për shkak të një konflikti që kanë pasur rreth dy vjet e gjysmë më parë, gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të shkurtit 2007.
Pas fyerjeve reciproke me fjalë, sherri ka degjeneruar në përplasje fizike mes palëve. Mësohet se, në grindje e sipër, Aliaj dhe Kanani kanë përdorur një thikë, me të cilën kanë qëlluar mbi dy vëllezërit Kapxhiu. Pas ngjarjes, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar policisë.
Njëri nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, Zari Guri, pohon për gazetën se megjithëse është kërkuar ndihmë nga forcat e rendit, asnjë uniformë blu nuk është gjendur aty për të qetësuar situatën dhe neutralizuar autorët. Ndërkohë që mësohet se ka qenë policia bashkiake e cila ka ndërhyrë dhe ka transportuar të plagosurit për në qendrën shëndetësore në Poliçan, ku ata kanë marrë mjekimin paraprak.
Guri pohon se qytetarët ndihen tepër të rrezikuar për sa kohë nuk ka punonjës policie që të garantojnë rendin në këtë qytet. Pas ndihmës së parë mjekësore në Poliçan, të plagosurit janë dërguar drejt spitalit rajonal të Beratit për trajtim më të specializuar. Burime nga ky spital bëjnë të ditur se djemtë e familjes Kapxhiu kanë mbërritur në urgjencë rreth orës 14:30 me hematoma dhe plagë të shkaktuara nga arma e ftohtë. Kirurgu Artan Sula bën të ditur se vëllai i vogël, Leonardi, nuk paraqiste probleme serioze, ndërsa Qetësori kishte plagë të rënda në pjesën e barkut. I riu i është nënshtruar menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha. Mësohet se tashmë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, burime të policisë bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët e ngjarjes në fjalë, por ende po punohet për kapjen e tyre. Uniformat blu pohojnë se po punohet për zbardhjen e motiveve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.