Sherr me thika, plagoset 30-vjeçari
Shkodër
Një 30-vjeçar është plagosur me thikë pas një grindjeje të çastit në qendër të qytetit të Shkodrës. Burime nga policia njoftuan se Ildion Muça u plagos në orët e vona të natës së të mërkurës nga Fation Beqiri, 28 vjeç. Mes dy të rinjve, që të dy banues në qytetin e Shkodrës, ka nisur një debat që ka degjeneruar në përleshje fizike dhe më pas shtetasi Fation Beqiri ka goditur me thikë 30-vjeçarin Ilidion Muca. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital ku pas ndihmës mjekësore ka kaluar çdo rrezik për jetën. Autori ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia për veprën penale të plagosjes me dashje.
#