E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri Bashki-Ndërtimore, në pyetje policët

Prokuroria

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë efektiva të Policisë së Shtetit, që kanë shoqëruar në komisariat një punonjës të Bashkisë së Tiranës gjatë sherrit për një truall në qendër të Tiranës vitin e kaluar. Burime nga akuza e kryeqytetit thanë se pesë efektiva të Policisë së Shtetit, përkatësisht të komisariateve 1 dhe 3, janë thirrur nga Prokuroria e Tiranës, në mënyrë që të pyeten lidhur me incidentin e ndodhur para disa kohësh në qendër të kryeqytetit, për zaptimin e një sipërfaqeje toke. Kallëzimi është bërë nga Bashkia e Tiranës, pasi pesë efektivat kanë shoqëruar me forcë inxhinierin i Inspektoratit të Ndërtimit pranë zyrës Urbanistike të Bashkisë së Tiranës, Gerti Lala.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›