E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret vajza se nuk shkoi në festë

• Një vajzë 16 vjeçe u vetëvar dje pasi prindërit e saj nuk e lejuan të festonte me shoqërinë Ditën e Verës në Tiranë.Dashamir BiçakuNgjarja ndodhi në fshatin Qinam, në afërsi të Zall-Herrit kur 16-vjeçarja Liri H, është gjetur e vetëvarur nga të afërmit. Viktima i ka dhënë fund jetës në kasollen e bagëtive. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës u shprehën dje se adoleshentja është vetëvarur me litar në haurin e bagëtive pas konfliktit me prindërit. Shkak për ngjarjen mësohet se është bërë një grindje e vajzës me prindërit e saj, pas kërkesës së vajzës për të udhëtuar drejt Tiranës dhe për të festuar Ditën e Verës. Ky është versioni kryesor në të cilin po heton policia e kryeqytetit dhe Zyra e Hetimit të Vrasjeve lidhur me vetëvarjen e 16-vjeçares. Adoleshentja mësohet se ka dashur të dalë në Kamzë, bashkë me të afërm të tjerë për të festuar. Ajo u kishte thënë prindërve dje në mëngjes për këtë, por ata e kanë refuzuar dëshirën e vajzës. Sipas hetimeve ajo ka kërkuar me ngulm të dilte të festonte si shumë moshatarë të saj nga i njëjti vendbanim. Pas refuzimit të prerë të prindërve vajza është larguar duke qëndruar disa orë vetëm në banesë. Prindërit kanë vijuar me punët e zakonshme ndërsa më pas vajza është zhdukur. Ata e kanë vënë re mungesën e saj por nuk i kanë kushtuar rëndësi. Vetëvrasja është mësuar vetëm pak minuta pasi kishte ndodhur ndërsa policisë i është dashur së paku një orë për të mbërritur në banesën e familjes së vajzës, nga Puka, që jetonte prej gati 5 vitesh në periferi të Tiranës. Prindërit e kanë gjetur vajzën të vetëvarur në kasollen e bagëtive. Sipas policisë, prindërit e viktimës kishin shkuar për t’u shërbyer bagëtive kur kanë parë vajzën pa jetë. Ata janë përpjekur t’i japin vajzës ndihmën e parë, por gjithçka duket se ka qenë e kotë. Policia tha se vajza mund të ketë kryer aktin e rëndë gjatë orëve të paradites dhe është gjetur më vonë nga prindërit. Hetuesit kanë bërë verifikimin e kufomës në vendin e ngjarjes bashkë me një mjek ligjor. Ky i fundit i ka konfirmuar policisë se vdekja kishte ndodhur për shkak të asfiksisë së shkaktuar nga litari që ka bllokuar frymëmarrjen e viktimës. Pas marrjes në pyetje të familjarëve mbi rrethanat e ngjarjes, policia arriti në përfundimin se adoleshentja ishte vetëvarur në kushtet e depresionit nervor. Policia tha se sot do të kalojë materialet hetimore në Prokurori për ndjekje penale.Hetimi i policisëMenjëherë pasi kanë marrë informacionin për ngjarjen e ndodhur në fshatin Qinam, policia e Komisariatit të Kamzës, është nisur për në vendin e lajmëruar ndërsa ishte njoftuar prokurori i gatshëm dhe Zyra e Hetimit të Vrasjeve. Rruga e vështirë ka shkaktuar vonesa për policinë.Dëshmitë e prindërveDeklarimet e të afërmve të familjes ku jetonte vajza e vetëvarur dhe informacionet e marra nga policia në rrugë jo zyrtare, tregonin se vajza nuk kishte pasur ndonjëherë më parë konflikte apo debate me prindërit e saj, ndërsa ngjarja e djeshme sipas tyre ka qenë e papritur pas refuzimit për të shkuar në festë.5 vitemë parë familja e vajzës nga Puka, ishte vendosur në fshatin Qinam të komunës së Zall Herrit, rreth 15 km në verilindje të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›