E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për kullotën, plagos fqinjin

 

SARANDE - Një tjetër ngjarje, pas vjedhjes me dhunë të pronarit të një marketi, u shënua në fshatin Vrinë. Kësaj radhe një konflikt pronësie ka shpurë në përdorim të mjeteve të forta, duke lënë të plagosur rëndë një 40-vjeçar. Sipas policisë së Sarandës, rreth mesditës së djeshme, dy bashkëfshatarët, Bilbil Xhaferi dhe Fatmir Murto, janë grindur keqas me njëri-tjetrin. Shkak për grindjen mes tyre ka qenë një kullotë, për të cilën kishin pretendim të dy palët. Për rrjedhojë asnjë prej tyre nuk tërhiqej dhe grindja degjeneroi deri atje sa shtetasi Fatmir Murto, 57 vjeç godet me sëpatë ne kokë duke lënë të rrëzuar përtokë Xhaferrin. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e Sarandës. Sipas burimeve spitalore, 40-vjeçari ka marrë plagë të rënda në kokë, megjithatë është jashtë rreziku për jetën. Policia e Sarandës kapi në kohë rekord autorin, duke e vënë para akuzës të plagosjes së rëndë. Një ditë më parë, pronari i një dyqani u qëllua me mjete të forta, nga dy persona me maska, të cilët i grabitën rreth 1.2 milion lekë.    sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›