Sherri për prindërit, dy kunata përleshen me thika
Pas një debati midis tyre, Dallëndyshe Hamzaraj ka goditur me thikë motrën e bashkëshortit të saj, Adelina Arapin
* * *
Një sherr i ndodhur mes dy kunatave për pak sa nuk i ka rrezikuar jetën njërës prej tyre. Debati për kujdesin ndaj prindërve ka bërë që Dallëndyshe Hamzaraj të godasë me thikë motrën e bashkëshortit të saj, Adelina Arapin. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Fierit. E plagosura më pas është dërguar në spital, ku pas ndërhyrjes së mjekëve e ka kaluar rrezikun. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka kryer arrestimin e agresores. Në mesditën e djeshme, Adelina Arapi ka shkuar për vizitë në shtëpinë e prindërve të saj në Fier. Pasi ka kaluar disa kohë bashkë me ta dhe pasi ka takuar të kunatën, midis tyre kanë filluar përplasjet e para. Të resë duket se nuk i ka pëlqyer mënyra se si nusja e shtëpisë i trajtonte prindërit. Ajo ka filluar që t’i flasë asaj, ndërkohë që një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga kjo e fundit. Midis të dyjave debati është bërë më i ashpër. Me gjithë ndërhyrjen e prindërve, sërish sherri midis të dyjave nuk është shuar. Në një situatë të tillë, nusja e shtëpisë ka shkuar në kuzhinë ku ka marrë thikën e bukës. Ajo është drejtuar për tek kunata e saj dhe e ka qëlluar atë dy herë, duke i shkaktuar plagë në trup. Menjëherë, ndaj të plagosurës është dhënë ndihma e parë, duke e dërguar atë në spitalin e qytetit. Ndërhyrja e shpejtë e mjekëve bëri që Arapi ta kalonte dëmtimin dhe tani është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje shkoi edhe policia, e cila ngriti një grup pune në lidhje me këtë rast. U sekuestrua arma me të cilën ishte kryer plagosja, si dhe u morën në pyetje familjarët. Nga dëshmitë e marra të autores së krimit dhe të plagosurës rezulton se shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë një konflikt i lindur për motive të dobëta. Mosmarrëveshjet duket se ishin të hershme, ndërkohë që ajo e djeshmja kishte lindur për mënyrën se si autorja e plagosjes trajtonte prindërit e të dëmtuarës. Policia shoqëroi në qelitë e paraburgimit Dallëndyshe Hamzarajn, në pritje për të dalë para gjykatës së rrethit për të marrë masën e arrestit. Ajo akuzohet për kryerjen e veprës penale të “plagosjes”.