E Shtunë, 31 Tetor 2026

E refuzon e dashura e mitur, e përdhunon

DENONCIMI/ Një 16-vjeçare ka akuzuar të dashurin e saj se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të


LIBRAZHD - Denoncon të dashurin për përdhunim, ndërsa 18-vjeçari përfundon në prangat e policisë.


Ngjarja është regjistruar rreth dhjetë ditë më parë në fshatin Rrajcë të Librazhdit. Vajza 16-vjeçare ka mbërritur në polici një ditë më parë duke bërë kallëzimin për përdhunimin.


Adoleshentja ka treguar se në 6 maj rreth mesditës, E.K. ka hyrë në dhomën e gjumit të shtëpisë kur ajo ishte vetëm, dhe ka ushtruar dhunë seksuale mbi të.


Seksioni kundër krimeve ndaj personit pranë Drejtorisë së Policisë ka bërë ndalimin e 18-vjeçarit me banim në fshatin Rrajcë të Librazhdit. Ai akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç.


Historia


Vajza 16-vjeçare kishte një lidhje me djalin nga i njëjti fshat. Prej kohësh ata duheshin, të paktën kjo është deklarata e dhënë në polici nga djaloshi. Kur i riu priste të finalizonte lidhjen, vajza kishte refuzuar disa herë të kryente marrëdhënie seksuale.


Për këtë gjë ai nuk ka qenë dakord dhe kështu mesditën e 6 majit, teksa i ka shkuar në shtëpi me preteksin për ta takuar. Në kohën kur ajo ishte e vetme në shtëpinë e saj, djali ka hyrë në dhomën e gjumit dhe ka tentuar sërish të arrijë qëllimin e tij, por vajza e ka kundërshtuar. Atëherë, sipas denoncimit të bërë në polici, ai e ka detyruar duke kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.


Hetimet


Ndërkohë, 16-vjeçarja pritet që t'i nënshtrohet vizitës mjekësore për të vërtetuar nëse marrëdhëniet seksuale janë kryer me dëshirë apo me dhunë. Vonesa e denoncimit nga vajza ka hedhur edhe shumë dyshime për veprimin e kryer, duke qenë se është interpretuar në dy mënyra të ndryshme: në një hakmarrje të mundshme të saj.


Gjithsesi, vonesa mund të ketë ardhur edhe si pasojë e frikës nga prindërit dhe opinioni. "Vajza është menduar mjaft para se të kryerjë kallëzimin", thonë burime policore. Në fakt, dyshohet se pasi vajza ka treguar në shtëpi, kanë qenë këta të fundit që i kanë mbushur mendjen ta denoncojë djaloshin.


Historia e dashurisë ka përfunduar me përdhunim dhe kjo akuzë ka sjellë ndalimin e 18-vjeçarit dhe procedimin e tij penal për përdhunimin e një të miture, pavarësisht rrethanave të cilat mund të ndikojnë në lehtësimin e tij.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›