E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin në Varshavë trupi Kazinskit. Analizohen kutitë e zeza

Polonia nën gjendje shok-u ka mbajtur dy minuta zi në nder të 97 viktimave të tragjedisë ajrore. Njerëzit në Poloni u janë drejtuar kishave që në orët e para të mëngjesit për të ndezur qirinj, vendosur lule dhe për tu lutur për viktimat.

Ndërkohë janë analizuar dhe kutitë e zeza të avionit, nga ana e ekspertëve polakë dhe rusë, që kanë nxjerrë dhe përfundimin se avioni Tupolev 154 nuk ka pasur asnjë difekt teknik. Sipas kreut të komisionit rus të hetimit, bashkëbisedimet ndërmjet pilotëve dhe kontrollorëve të fluturimit lejon përjashtimin e hipotezës së problemit teknik.

Tashmë pritet një analizë e mëtejshme për të vendosur nëse në të vërtetë pilotët polakë të avionit Tupolev 154 nuk kanë ndjekur udhëzimet e kullës ruse të kontrollit, e që pavarësisht mjegullës së dendur morën kurajo të uleshin në pistë duke shkaktuar dhe tragjedinë që u kushtoi jetën 97 personave. Në bazë të informacioneve të para, shkaku i parë i përplasjes ishin majat e pemëve të fshehura nga mjegulla. Njëri krah i avionit ka ngecur në to, dhe kjo ka shkaktuar rrëzimin e tij.

Dorina Gusmari

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›