E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Carmen", sot premierë në skenën e TOB

Disa ore para premieres se baletit “Carmen” duket se gjithcka eshte gati. Skenografia ka perfunduar, po ashtu dhe provat gjenerale, ndersa pritet vetem ne mbremje shfaqja. Koreografi italian Fredy Franzzutti shprehet mjaft i kenaqur per punen e bere dhe pret qe kjo pjese te emocionoje publikun shqiptar.

"Jam shume i lumtur nga puna qe kam bere. Besoj se do te prezantoj nje shfaqje te bukur, jam shume krenar. Kemi bere nje pune shume te madhe, me shume impenjim, keshtu qe jemi gati per shfaqen. Une shpresoj qe publiku shqiptar te emocionohet dhe pikepamja ime, fantazia ime te arrije tek ata", thote koreografi Fredy Franzzutti.

Paula Acosta, balerina e kompanise se Franzzuttit, "Balletto del sud" vjen ne kete shfaqje ne rolin e Carmenit tjeter, pervec Enada Hoxhes. Carmeni per te eshte nje heroine, ndersa shprehet mjaft e lumtur qe eshte ftuar per here te pare ne nje Teater Kombetar baleti.

"Jam shume e lumtur qe kam ardhur ne Shqiperi. Nuk kam qene asnjehere e ftuar ne nje teater kombetar. Eshte nje eksperience shume e bukur, premtuese. Per mua Carmen eshte nje heroine, lufta kunder gjithe ketyre burrave eshte e mahnitshme, e jep force", thote balerina Paula Acosta.

Ndersa balerini shqiptar Evis Nallbani vlereson si nje ekseperience pozitive, punen e bere me koreografin Franzzutti.

"Eshte nje koreograf shume i mire, ka bere disa vepra. Nje nga veprat qe po vihet tek ne eshte Carmeni dhe qe ka qene me shume publik ne Itali, dhe qe normalisht dhe ketu te ne do jete shume e bukur. Pershtatemi shume, njohim dhe gjuhen, komunikojme shume, eshte nje bashkepunim fantastik", thote balerini Evis Nallbani.

Carmen një histori dashurie, por edhe krimesh vjen sonte ne mbremje premiere ne TOB, ndersa do te vazhdoje te shfaqet per spekatatorin edhe ne 12, 14 dhe 16 prill.

Vilma Masha < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›