E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaroset banda shqiptare e drogës

SHBA

Një bandë shqiptare e dhunshme trafikantësh droge është shkatërruar, falë bashkëpunimit të policive të Nju Jorkut, Konektikatit dhe Kanadasë. Sipas gazetës “Nju Jork Post”, bëhet fjalë për bandën e njohur me emrin “Krasniqi”. Ajo kishte bazat e saj në Kuins dhe Stejtën Ajslënd, prej nga shpërndante marijuanë në Nju Jork, Miçigan dhe Konektikat. 13 anëtarë të kësaj bande janë vënë në pranga, ku përfshihen dhe vëllezërit Bruno dhe Sajmir Krasniqi, që mendohet të jenë krerët e saj. Banda, sipas hetimeve, nisi të trafikojë marijuanë në vitin 2003, duke grabitur dhe luftuar një grup rival, ndërsa më pas ka spikatur në veprime të dhunshme. “Kjo organizatë kriminale ndërkombëtare akuzohet gjithashtu për rrëmbime, grabitje dhe pjesëmarrje në akte të dhunshme që shërbenin për të themeluar dhe për të mbrojtur operacionet e grupit kriminal”, tha prokurori amerikan në Manhatan, Preet Bharara. Arrestimet janë bërë të mundura falë bashkëpunimit të FBI-së dhe departamentit të policisë së Nju Jorkut. Hetimet e ndërmarra nga FBI filluan në 2003 në Ballkan, Kanada dhe Holandë dhe më pas në Nju Xhersi, Filadelfia, çikago. FBI beson se dy krerët e bandës janë me origjinë shqiptare.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›