Përdhunohet i mituri, pranga autorit dhe një mjeku
Përdhunohet një gjashtëvjeçar, arrestohet autori i dyshuar dhe një mjek që nuk ka kallëzuar ngjarjen në polici. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se i mituri me inicialet R.K., 6 vjeç, dyshohet se është përdhunuar nga Mandi Doda, 23 vjeç, i cili është prangosur pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në datën 19 maj të këtij viti, në fshatin Shushicë të rrethit të Elbasanit. Të njëjtat burime saktësojnë se ngjarja është denoncuar paraditen e djeshme në policinë e Elbasanit, nga e ëma e të miturit. Dyshohet se djali ka rënë viktimë e pedofilit, ndërsa ka qenë me pushime te të afërmit e tij në fshatin Shushicë. Teksa ka dalë për të shkuar te daja i tij, që punonte buzë lumit të Shkumbinit, gjatë rrugës ai ka hasur 23-vjeçarin Doda, i cili po lëvizte me një karrocë. Pasi është pyetur prej tij se ku po shkonte, 23-vjeçarin e ka joshur djalin duke e marrë në karrocë. Pasi ka bërë disa "xhiro", pedofili e ka larguar të miturin nga rruga, duke e futur në pyllin me pisha buzë lumit Shkumbin. Këtu ka filluar ta zhveshë dhe përdhunojë. Pas disa orësh ai e ka kthyer të miturin në shtëpi, duke e kërcënuar që të mos i tregonte askujt për atë çfarë kishte ndodhur mes tyre. Ndërkaq, policia e Elbasanit deklaron se dje rreth orës 18:30 nga ana e Seksionit Kundër Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan u bë i mundur ndalimi i Mandi Dodës, 23 vjeç, si dhe arrestimi në flagrancë i Alban Hoxhës, 31 vjeç, mjek në spitalin kirurgjikal të Elbasanit. Ky i fundit është ndaluar nga policia për “moskallëzim të krimit”, pasi gjatë kohë që ka qenë mjek roje në urgjencën e spitalit kirurgjikal Elbasan, pasi ka bërë ekzaminimin dhe mjekimin e të miturit, nuk ka njoftuar organet policinë për përdhunimin e konstatuar.
#