E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga babait, dyshohet për abuzim me të bijën 9-vjeçare

Tiranë Nëna e tre fëmijëve denoncoi bashkëshortin: Kreu marrëdhënie në gjendje të dehur

Një baba është arrestuar ditën e djeshme nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 9-vjeçe. Ngjarja mendohet se ka ndodhur një vit më parë, ndërkohë që gjykata kishte vendosur për Genc Mullaymerin “arrest me burg” dhe ai ishte person në kërkim. Historia tronditëse, e cila ka ndodhur në një fshat të Tiranës, është denoncuar nga nëna e vajzës, që sot është dhjetë vjeçe dhe në praninë e psikologëve ka treguar tmerrin e përjetuar.
Burimet zyrtare të policisë së Tiranës bënë të ditur se nga specialistët e Seksionit Kundër Marrëdhënieve Seksuale me Dhunë u realizua kapja e shtetasit në kërkim, Genc Xhezan Mullaymeri, 39 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për konsumim të veprës penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura dhe në gjini. Sipas të dhënave hetimore, historia dyshohet se ka ndodhur një vit më parë. Pak kohë më vonë, nëna e vajzës, e cila ka me 39-vjeçarin edhe dy fëmijë më të vegjël, një djalë dhe një vajzë, ka vendosur t’i drejtohet policisë për ndihmë. Fillimisht është paraqitur në komisariatin që mbulon këtë zonë dhe më pas ka kontaktuar me specialistët e Seksionit Kundër Marrëdhënieve Seksuale. Ajo ka rrëfyer se prej vitesh burri i saj punonte si shofer me një makinë të madhe që e kishte personale. Në të shumtën e rasteve transportonte zhavorr nga lumi për llogari të familjeve të ndryshme. Pasi merrte paratë, ai dilte dhe pinte me shokët. Gruaja e tij ka treguar se ai vinte shpesh i pirë në shtëpi dhe në një nga këto net ka kryer edhe aktin e dhunshëm ndaj vajzës së mitur. Nëna ka treguar se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën dhe fillimisht kjo nuk është besuar nga uniformat blu. Policia ka menduar se ajo po e trillonte këtë histori me qëllim për të larguar burrin e vet, por më vonë është marrë në pyetje edhe vajza e mitur, e cila ka folur me psikologët, duke treguar tmerrin e përjetuar. Në këto kushte, në pamundësi për ta vërtetuar rastin e kaluar, policia ka nisur hetimet për të arrestuarin e djeshëm. Sipas të dhënave, ai mendohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij edhe herë të tjera, kështu që faktet e mbledhura ia ka paraqitur Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për të dhe e ka shpallur në kërkim para disa ditësh. Dje, policia ka ndërmarrë një operacion dhe e ka kapur 39-vjeçarin në banesë. Ai nuk e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij dhe tashmë pritet që hetimi të nxjerrë në dritë të vërtetën mbi këtë rast të denoncuar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›