E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita e Papës, Benedikti XVI, qëndron në Uashington dhe Nju Jork

Papa Benedikti u nis dje nga Roma për të shkuar në Uashington në vizitën e tij të parë si Papë në Shtetet e Bashkuara. Avioni "Boeing 777" i kompanisë "Alitalia" me të cilin udhëton Papa, u nis sot nga aeroporti "Fiumiçino" në Romë dhe do të ulet në bazën e forcave të armatosura Endrius, ku Papa do të takohet me Presidentin Xhorxh Bush. Bushi do ta presë sot Papën në një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në Shtëpinë e Bardhë, që përkon me ditëlindjen e 81-të të Benediktit. Gjatë vizitës së tij, Papa do të festojë edhe përvjetorin e tretë të zgjedhjes së tij dhe do të shkojë të premten në Nju Jork për t‘iu drejtuar Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Vizita do të përfundojë të dielën me një vizitë në "Ground Zero", vendi ku ndodheshin kullat binjake që u shkatërruan në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›