Shumicë absolute e Berluskonit
E djathta italiane e drejtuar nga Silvio Berluskoni do të ketë 340 vende nga 617 të tilla në Dhomën e Deputetëve, kundrejt 239 që ka marrë e majta e drejtuar nga Valter Veltroni, sipas rezultateve përfundimtare, zyrtare, të zgjedhjeve legjislative të publikuara dje. Në Senat, e djathta, do të ketë gjithashtu shumicën absolute me 168 vende kundrejt 130 që ka marrë e majta. Ndërkohë, rezultatet nuk përfshijnë votimet jashtë vendit. Njëzet formacione që nga Aleanca Komuniste deri te të Gjelbrit nuk kapërcyen dot pragun e nevojshëm për të hyrë në Parlament.