Shirat dëmtojnë edhe Rrugën e Kombit
Shkarjet
Shirat kanë dëmtuar këto ditë edhe një pjesë të rrugës Durrës-Kukës. Në afërsi të fshatit Blinishtë të Mirditës, në aksin Milot – Thirrë, rrëshqitjet nga mali kanë krijuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve. Gurët e rënë kanë dëmtuar dy pritat mbrojtëse të rrugës së ndërtuar para pak muajsh. Ndërkohë e vetmja masë, e cila është marrë nga firma e ndërtimit është vendosja e tabelave sinjalizuese, që tregojnë devijimin e rrugës, ndërsa askush nuk kujdeset për drejtimin e lëvizjes së mjeteve.
#