E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në aksident ish-deputeti i PS-së Lekë Çukaj

21/12/2009  Viktima dhe pasagjeri që e shoqëronte, rëndë në spital 3 persona
FUSHË-KRUJE- Vdes në një aksident automobilistik ish-deputeti i Partisë Socialiste, Lekë Çukaj, dhe një shtetas tjetër Hasan Guci. Aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë. Dy automjete tip Benz, njëri me targa Shkodre e tjetri Tirane, janë përplasur dhe si pasojë kanë humbur jetën 2 persona, mes të cilëve ish-deputeti i Partisë Socialiste Lekë Çukaj, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimat ishin në drejtimin e mjeteve në momentin e përplasjes ndërsa të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt spitalit në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se aksidenti i rëndë ka ardhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes që u kushtoi jetën 2 personave. Një aksident tragjik në aksin rrugor Krujë-Nikel i ka marrë jetën ish-deputetit të PS-së, Lekë Çukaj dhe shtetasit Hasan Guci. Pesë persona udhëtonin në të dy mjetet, që të dy tip Mercedes-Benz, njeri me TR 8959 A dhe tjetri SH 0252 E. Lekë Çukaj ka qenë dy herë i mandatar si deputet i PS-së, nga viti 1997 deri më 2005-n për zonën e Shkodrës. Ka qenë gjithashtu anëtarë dhe zv/kryetar i Komisionit të Ligjeve. Gjatë kohës së konflikteve brenda PS-së ka qenë përkrahës i ish-liderit të PS-së Fatos Nano në fushatën e tij për katharsis. Që prej vitit 2005 humbet mandatin pikërisht në zonën e Shkodrës. Aksidenti i djeshëm është i dyti për ish-deputetin Çukaj, pas atij të vitit 2005 ku shpëtoi me dëmtime pas një përplasjeje në zonën e Sheqit të Fierit kur po kthehej nga Vlora.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›