Shiu i dendur detyron kryeministrin Sali Berisha të flasë shkurt para pjesëmarrësve
Partia Demokratike çeli zyrtarisht dje fushatën elektorale. Ashtu si PS edhe PD me këngë të re, "Shqipëria po ndryshon"
TIRANË- Një prej mitingjeve më të shkurtër, që nga dita e krijimit, mund të cilësohet tubimi i djeshëm në mbrëmje i Partisë Demokratike për hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Po ashtu është i pari miting elektoral ku vetë kryetari Sali Berisha qëndroi më shkurt dhe ku foli pak minuta, ndryshe nga çdo dalje publike e tij edhe në aktivitetin më periferik ku merr pjesë.
Shiu i dendur ka detyruar dje kryetarin e PD-së të përshëndeste shkurt demokratët e kryeqytetit në çeljen zyrtare të fushatës.
Në ato pak minuta, Berisha foli nën shi, ashtu siç edhe qëndruan shumica e kandidatëve të PD-së për deputet, zyrtarët e lartë të kësaj partie dhe qeverisë.
Ai premtoi një fitore si në vitin 1992, ndërsa përshëndeti të pranishmit në miting, i shoqëruar nga kënga e fushatës se demokratëve, "Shqipëria po Ndryshon". Menjëherë pas fjalës së Berishës, shumë prej qytetarëve pjesëmarrës janë shpërndarë, për shkak të shiut të dendur, edhe pse Kryetari i PD-së, së Tiranës, Aldo Bumçi, me humor u shpreh para tubimit se shiu ishte bereqet.
Me po aq shpejtësi, janë shpërndarë edhe shumica e kandidatëve demokratë për deputetë, teksa grupi i njohur "Elita 5" u ngjit në skenë. Hapja zyrtare e fushatës së PD-së ishte e organizuar thjesht, krahasuar me luksin, që shoqëroi ceremonia e organizuar pak kohë më parë nga qeveria për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike, deklaroi në hapje të fushatës elektorale të kësaj partie se, "PD nis startin e madh për fitoren e dytë, e cila do të ketë simotër fitoren e marsit të vitit 1992".
Edhe pse ishte programuar si hapje zyrtare e fushatës së PD-së, kryeministri Berisha u përqendrua më së shumti tek Tirana, gjë që u duk edhe tek kandidatët e PD-së së Tiranës, të cilët ishin të vetmit, që u ngjitën në podium, krah kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
"Shqipëria europiane do të ketë 24 orë ujë në mbarë vendin, me shkollat më të mira, me shërbimin shëndetësor të denjë për qytetarët europianë. Tirana europiane do të jetë Tirana e punës, biznesit, progresit, zhvillimit, pasurimit dhe begatisë",- tha ai.
Berisha premtoi se "në 4 vitet që vijnë, qeveria do të hapë në mbarë Shqipërinë 160 mijë vende të reja pune, ndërsa Tirana do të jetë kryeqyteti i unazës së madhe dhe i korridoreve të saj europiane".
"Në 4 vitet që vijnë pensionistët shqiptarë do të paguhen edhe më mirë se ata në 6 vendet anëtare të BE. Tirana europiane do të jetë Tirana e lirive dhe e dinjitetit të këtij kombi", -shtoi ai.
Pas fjalës së shkurtër të kryeministrit, mitingu i organizuar në Sheshin "Skënderbej" vijoi më tej me një koncert festiv, ku merrnin pjesë këngëtarë dhe grupe të njohura artistike.
Mitingu i djeshëm u hap nga kryetari i PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi, i cili ndër të tjera theksoi se ishin reformat ato që sollën ratifikimin e MSA-së dhe se PD ishte forca që po ndryshonte jetën e njerëzve.
Kënga "Shqipëria po Ndryshon"
(Kënduar nga Elita 5, Genta Ismajli, Leonora Poloska, Elvana Gjata, Soni Malaj, Ciljeta, Stine dhe Bojken Lako )
Shqipëria po ndryshon
1.
Eshtë një thirrje që na zgjon
Eshtë një dorë që na drejton
Eshtë një ritëm që na kërkon :
Shqipëria po ndryshon!
Rruga jone s'ka kthim
preke botën i lirë
me ne të gjithë fitojnë
jehona le të vazhdojë
1-2-3- ooooeeeooo
2.
Një motiv që frymëzon
Fëmijë e të rritur afron
Dashuri nga shpirti që buron
Për një Shqipëri që po ndryshon
Ref . Te gjithë bashkë
Eshtë një rruge që na bashkon
Eshtë një ëndërr që na fton
Eshtë e ardhmja që premton
Eshtë një komb që sot beson
Shqipëria po Ndryshon!
ishin këto reforma që sollën ratifkimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ,ishin këto reforma që hapën rrugën për aplikimin e shqipërisë për statusin e kandidatit në Bashkimin europian, janë këto reforma të cilat do të bëjnë të mundur që në gjashtëmujorin e parë të mandatit të dytë qeverisës.
Ne vijmë sot këtu një ditë pas hapjes së tunelit, korridorit të shqiptarëve rrugën durrës-kukës-kosovë.
Vijmë sot këtu pasi ndryshuam cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët shqiptarë, pasi rritëm pagat dhe pensionet, ndërtuam rrugë, ujësjellësa dhe shkolla, hapëm vende pune.
Vijnë sot këtu si forca më e madhe politike e shqipërisë, si forca më shpresëdhënëse për të gjithë qytetarët shqiptarë. Partia Demokratike nuk ëhstë partia e fasadave por ëhstë forca që ndryshon përditë jetën tonë.
Bulku:
Pas kaq vitesh, pas 18 vitesh sot jam e lumtur sepse sot nuk jam këtu për të rrëzuar monumentin më të madh të komunizmit por jam këtu për të mbështetur Partinë Demokratike, për të mbështetur njeriun më vizionar të historisë së shqipërisë Sali Berishën.
I cili e ka bërë shqipërinë të zhvilluar si asnjëherë, ta mbështesim të gjithë bashkë për ta bërë Tiranën, për ta bërë shqipërinë si ajo rrugë madhështore, moderne më e mira në ballkan. Ta bëjmë shqipërinë moderne të bahskuar me europën.
Berisha- Pershendes te gjithe qytetaret e shqperise te cilet bene qeë kater vjet me pare ben qe tirana sot te jete kryequyeti i shqiperise anetare te natos, kandidate per anetare te plote te BE-se.
Tirana sot te jete kryeqyteti i vendit me te larte ekonomike ne evrope.
Sot ne nisim startin emadh epr fitoren edyte ëe cila do te kete si moter 22 marsin evitit 92. katër vitet q ëvijne jane vitet eprjektit te madh ne te cilin te gjthe qytetaret do te kene rruget autostradat, portet ne stadardet me te mira, 24 ore uje ne mbare vendin, me shkollat me te mira.