E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaktoi vdekjen e të riut, 13 ditë burg shoferit

13 ditë burg, deri në kryerjen e ekspertizës së ngjarjes. Kjo ka qenë masa e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Sarandës për drejtuesin e mbijetuar të maunes me targë BR 2868 B, të rrëzuar ditën e shtunë, aksident në të cilin humbi jetën punëtori i ngarkim-shkarkimit. Ndaj shoferit të maunes së aksidentuar në vendin e quajtur kthesa e Dhrovjanit, 43-vjeçarit Cirijol Guri, është marrë masa e sigurisë në Gjykatën e Sarandës. Ajo ka qenë "13 ditë burg", kohë të cilën gjykata e ka vlerësuar të mjaftueshme për t‘u realizuar ekspertiza autoteknike e automjetit të ngarkuar me xham. Nga rrëzimi i saj mbijetoi shoferi Guri, ndërkohë që humbi jetën punëtori i ngarkim-shkarkimit Fotjon Aliaj, 24 vjeç, i cili kishte vetëm dy muaj që ishte martuar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›