Wilson: Korrupsioni, problem serioz për Shqipërisë
Korrupsioni vazhdon të mbetet problem serioz për Shqipërinë, i cili tashmë po merr formë të plotë edhe në rangun e pushtetit vendor. Gjatë prezantimit të një studimi mbi këtë fenomen, ambasadori britanik, Fraser Wilson, u shpreh se korrupsioni mbetet një nga problemet me serioze të Shqipërisë. "Raporti i progresit për Shqipërinë për 2008 nga Komisioni Evropian citon se korrupsioni ngelet një problem veçanërisht serioz për Shqipërinë. Korrupsioni nuk mund të adresohet vetëm në kryeqytet, duhet të luftohet në Tiranë dhe në periferitë e saj", u shpreh Wilson. Sipas ambasadorit, kryetarët e bashkive por edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak do të jenë në pushtet deri në vitin 2011, ndaj duhet të prezantohen mjete të reja lokale për luftimin e korrupsionit.
Qendra për Ndryshim dhe Menaxhim Konflikti organizoi dje workshop-in "Transparenca e Pushtetit Vendor në Ofrimin e Shërbimeve", mbështetur nga ambasada britanike dhe ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë. Workshop-i diskutoi gjetjen e një sondazhi të administruar në gjashtë bashki të vendit (Korçë, Elbasan, Rubik, Kuçovë, si dhe në njësitë bashkiake 1 dhe 5 në Tiranë) lidhur me cilësinë dhe transparencën në ofrimin e shërbimeve. "Me evoluimin e procesit të decentralizimit, pesha në fushën e ofrimit të shërbimeve ka ardhur duke u rritur dhe për rrjedhojë pritshmërie kanë ardhur duke u rritur", u shpreh drejtorja e partnerit-Tiranë, Juliana Hoxha.