Zgjedhjet të zhvillohen në muajin qershor
05/02/2005 Topi në Presidencë
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, ka takuar dje Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, ku i ka kërkuar këtij të fundit afrimin e datës së zgjedhjeve në fund të muajit maj. Sipas demokratëve, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen në muajin korrik kur dihet që pjesëmarrja në votime është e ulët, për shkak të pushimeve. “Ne kërkojmë që periudha e zgjedhjeve të afrohet nga fundi i majit, ose në fillimin e qershorit. Caktimi i datës së zgjedhjeve më tepër është në funksion të komunitetit të qytetarëve për të votuar në kushte normale dhe për të patur një pjesëmarrje të gjerë në votime”, tha Topi, pas takimit në Presidencë. Moisiu, sipas nënkryetarit të PD-së, do ta thotë fjalën e tij pas konsultimit që do të ketë edhe me partitë e tjera politike, si dhe me grupet parlamentare. Por, ndërkohë që opozita kërkon afrimin e zgjedhjeve, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka thënë se zgjedhjet do të zhvillohen në datën e përcaktuar nga kreu i shtetit. “Data më e afërt për t’u zhvilluar zgjedhjet është data 3 korrik, sipas KQZ-së. Në asnjë vend tjetër të botës nuk ndodh që ligji për zgjedhjet të dalë katër muaj para zhvillimit të tyre”, tha Celibashi. Nga ana tjetër, kreu i KQZ tha se institucioni, që ai drejton, është nën presion të vazhdueshëm për kohën e pakët që ka në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës për zgjedhjet e ardhshme. Në fjalën e tij, Celibashi ka kritikuar dhe punën e Kuvendit si dhe zvarritjen e miratimit të hartës së re zgjedhore. “Problemi qëndron te shtyrja që Kuvendi po i bën miratimit të ligjeve për zgjedhjet. Kalendari për përgatitjen e zgjedhjeve do të jetë një kalendar paraprak, për shkak se ende nuk janë ndarë zonat zgjedhore”, tha kryetari i KQZ-së. Sipas tij, mosmiratimi i ligjit për ndarjen zonale nuk lejon KQZ-në të miratojë anëtarët e KZZ-ve, sepse ende nuk dihet se si janë ndarë zonat elektorale.