E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatët e Taçit: Bëmë denoncim për Bazen



Dy avokatët e biznesmenit Rezart Taçi, Maksim Haxhia dhe Artan Hajdaraj, kanë deklaruar në një prononcim për mediat se ende nuk janë njohur me dosjen që është akuzuar biznesmeni. Sipas tyre, është bërë denoncimi edhe për gazetarin Mero Baze, duke shtuar se biznesmeni Taçi tashmë ndodhet në dhomat e izolimit dhe po merret në pyetje. Ata gjithashtu theksuan se nuk ka ende një komunikim zyrtar për akuzën dhe se do të zbatohen të gjitha proceduarat. Gjithashtu, avokatët e biznesmenit Taçi theksuan se biznesmeni nuk ka qenë në Shqipëri dhe në momentin që është njohur me akuzat nga mediat është vënë në dispozicion të drejtësisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›