Udhëtimi i vdekjes, ndalesa e parë në një kafe në Maliq
TIRANË- Udhëtimi drejt Vokopojës i Kosta Trebickës nuk ka kaluar pa u vënë re nga persona të ndryshëm, edhe pse deri më tani është thënë se ai ka qenë i vetëm dhe banorët e zonës nuk e kanë njohur. Sipas informacioneve që ka grumbulluar grupi i hetimit, para se të mbërrinte në Voskopojë, Trebicka ka ndaluar në një lokal të preferuar prej tij në Maliq të Korçës, ku edhe ka komunikuar me njerëz që i njihte për shkak të ndalesave të shpeshta që bënte aty. Burime të policisë së Korçës konfirmuan dje së ndalesa e parë e të ndjerit është bërë në qytetin e Maliqit, e më pas ka vijuar udhën drejt Voskopojës, ku gjeti vdekjen. Policia e Korçës ka marrë në pyetje gjithë personelin e këtij lokali, të cilët kanë konfirmuar se e njihnin Trebickën, pasi ai ndalonte shpesh aty.
Pasi ka ngrënë drekën e fundit në shtëpinë e tij, ndalesa e parë drejt udhëtimit të vdekjes për Kosta Trebickënka qënë Maliqi. Sipas dëshmisë së punonjësve të këtij lokali, qëndrimi i tij në këtë vend ka qenë fare i shkurtër. “ Ai ka pirë vetëm një kafe këtu. Nuk ka konsumuar as drekë dhe as ndonjë ushqim tjetër”,-i kanë pohuar policisë dëshmitarët e ndalesës së Trebickës në Maliq të Korçës. Megjithëse burimet zyrtare të policisë lokale thonë se Trebicka ka qëndruar i vetëm, besohet se në këtë lokal i ndjeri ka qenë nën shoqërinë e një personi të dytë. Sipas dëshmive thuhet se në ambientet e këtij hoteli Trebicka ka qenë rreth orës 18.00 të pasdites së premte, ku ka qëndruar për afro 20 minuta. Më pas është nisur drejt Voskopojës, ku edhe ka kaluar natën në hotel “Akademia”. Megjithëse policia ka bërë të ditur ndalesën e parë në qytetin e lindjes së biznesmenit që denoncoi aferën e trafikut të armëvenga Shqipëria drejt Afganistanit, ende nuk konfirmohen takime të mundshme që Trebicka ka bërë si në Maliq, ashtu edhe në qytetin e Korçës.
Nga oficerët e policisë gjyqësore janë marrë në pyetje i gjithë stafi i lokalit, deklaratat e të cilëve kanë qenë se Trebickën ekanë parë për pak minuta në ambientet e lokalit. Po kështu, burime të policisë bëjnë të ditur se hetimet janë përqëndruar edhe në hotelin ku ka bujtur natën e fundit të jetës së tij Kosta Trebicka. Sipas këtyre burimeve thuhet se është marrë e plotë lista e të gjithë personave që kanë fjetur natën e 12 shtatorit në hotel “Akademia”.Pjesë e hetimit është verifikimi i emrave që kanë kaluar natën në këtë hotel për të parë nëse ndonjëri prej tyre rezulton person i njohur i të ndjerit Kosta Trebicka. Pesë ditë pas ngjarjes të mistershme, zyrtarisht vdekja e Trebickës konsiderohet aksidentale ndërkohë që prokuroria deklaron se vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes ku humbi jetën në rrethana të dyshimta Kosta Trebicka.
Pikat e errëta gjatë këqyrjes me sy të makinës së dëshmitarit të tragjedisë së Gërdecit
Pikëpyetjet mbi makinën e Trebickës
KORÇË- Makina është një nga pikat më të forta të hetimit, pasi ajo pas kryerjes së disa saltove në ajër ka mbetur sërish e ndezur, ndërsa policia nuk deklaroi asnjëherë se sa ishte shpejtësia në momentin e aksidentit, apo të dhëna të tjera teknike që lidhen me të. Gjithashtu, mjeti është dëmtuar dhe në anën e kundërt të shoferit nga ku mendohet se ka dalë trupi i Kosta Trebickës, një element që ka pikëpyetje të shumta. Por të gjitha këto do të zbardhennga specialistët e huaj, ndonëse rreshjet e shiut mund tëkenë fshirë gjurmë dhe shenja të tjera që ka patur makina fill pas këtj aksidenti e cila u la të ekzaminohej në një moment tjetër. Ajo që duket së është e rëndësishme ështëinteresi i lartë i përfaqësuesve të shtetit amerikan për këtë çështje e cila nga momenti i ndodhjes së saj ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm, jo vetëm për opinonin publik shqiptar, por edhe për politikën në vendin tonë. Trebicka është kthyer tashmë në një tëvdekur, ndërsa ende asgjë nuk konfirmohet për këtë vdekje të tij nëse ishte një aksident fatal, apo një vdekje e nxitur nga rrethana të tjera. Ardhja e ekspertëve amerikanë për herë të dytë në Korçë do të mundësojë ndoshta zbardhjen e këtyre enigmave, megjithëse ekspertiza mbi mjetin duket se është dhe veprimi i fundit që ka mbetur për ta.
Xhon Baka
EKSPERTIZAT E NEVOJSHME
1. Vendimi për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor të kufomës. Akti i ekspertimit përgatitet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë. Deri tani ata kanë deklaruar konkluzionet paraprake mbi shkakun e vdekjes.
2. Vendimi për kryerjen e ekspertimit tekniko-balistik (të armës së gjahut). Akti i ekspertimit po përgatitet nga Instituti i Policisë Shkencore Tiranë.
3. Vendimi për kryerjen e ekspertimit daktiloskopik të gjurmëve të mundshme në armën e gjahut të sekuestruar në vendin e ngjarjes.
4. Vendimi Ekspertimit Tekniko-Kimik për përcaktimin e prezencës së faktorëve plotësues të qitjes në rrobat e viktimës.
5. Vendimi ekspertimit Daktiloskopik vlerësues të bidonëve me mbishkrimin “Coca Cola” dhe “Bureto” të gjetura afër trupit të viktimës në vendin e ngjarjes.
6. Vendim ekspertimi tekniko-kimik për masën e dheut të sekuestruar në automjetin e viktimës krahasuar me mostra të marra nga sipërfaqja e tokës afër viktimës.
7. Vendim ekspertimi teknik për pjesët e stukos dhe bojës së makinës të gjetura në vendin e ngjarjes dhe tek veshi i viktimës gjatë këqyrjes së kufomës, duke marre modele krahasimi nga automjeti i viktimës.
8. Vendim ekspertimi teknik të copave të xhamit të gjetura në vendin e ngjarjes me ato të marra nga makina.
9. Vendim ekspertimi Biologjik për fijet e flokut të marra nga koka e viktimës, me qimen e gjetur në bluzën e viktimës si dhe me qimet e marra qenit të gjahut të viktimës.
10. Vendimi Ekspertimit Tekniko-Balistik të fishekëve të gjetura në çantat në dhomën Nr.107 në Hotel “Akademia”, ku ka fjetur viktima me datën 11.09.2008.
11. Vendim ekspertimi tekniko-balistik të saçmave të nxjerra nga shpendët e vrarë në gjueti nga viktima dhe krahasimi me saçmat e fishekëve të sekuestruar.
12. Vendim ekspertimi Toksikologjik te lëngjeve të gjetura në bidonët me mbishkrimet “Coca Cola” dhe “Bureto”.
13. Vendim ekspertimi toksikologjik të organeve të marra viktimës gjatë këqyrjes së kufomës. Ky akt ekspertimi do të kryhet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë.
14. Vendim ekspertimi toksikologjik të gjakut të marrë viktimës gjatë këqyrjes së kufomës për të përcaktuar grupin e gjakut dhe krahasuar me masën e gjakut të marrë pranë kufomës në vendin e ngjarjes. Ky akt ekspertimi do të kryhet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë.