E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlqejnë Real e Bajern, zhgënjen Juventus

 

Liga e Kampioneve i kishte zbardhur emrat e 16 skuadrave fatlume, teksa e mërkura u dha verdiktin dy skuadrave të fundit që do të marrin pjesë në Kupën UEFA, që janë Dinamo e Kievit dhe Fiorentina. Kështu tabloja e plotë pas përfundimit të ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Roma, Çelsi, Interi, Panathinaikos, Barcelona, Sporting, Liverpuli, Atletiko, Mançester, Villareal, Lion, Bajern, Arsenal, Porto, Juventus, Real Madrid. Këto janë të kualifikuarat. Tetë ekipet që do të vazhdojnë aventurën në Kupën UEFA: Bordo, Verder Bremen, Shahktar Donetsk, Marseja, Dinamo Kiev, Zenit, Alborg dhe Fiorentina. Sëlltiku fitoi 2-0 me Vilarealin, që nga ana e tij e luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 35-të. Modestët danezë të Alborgut shkaktuan një suprizë të bukur në “Old Trafford”, duke shënuar dy gola kundër Mançester Junaitid në barazimin 2-2. Lion-Bajern dhuroi spektakël e gola, ku spikat ai i francezit të Bajernit, Frenk Riberi. Edhe pse i duhej një pikë për të zënë një vend në Kupën UEFA, Fiorentina fitoi 1-0 në Bukuresht me Steaua, në një ndeshje shumë të tensionuar e me shumë kartonë të verdhë. Ndeshjet e këtij grupi u fituan nga skuadrat vendase, por ajo që spikat është fitorja 2-0 e Portos me Arsenalin. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Dinamo e Kievit fitoi ndaj Fenerbahçes me rezultatin e ngushtë 1-0, duke siguruar një vend në Kupën UEFA. Huande Ramos e nisi mjaft mirë aventurën e tij në stolin e Realit të Madridit, me një fitore 3-0 kundër Zenitit të Petërsburgut. Juventusi barazoi 0-0 kundër bjellorusëve të Bate Borisovit.

Rezultatet

Grupi E
Mançester Utd-Alborg     2-2
Sëlltik-Villarreal     2-0
Grupi F
Steaua-Fiorentina     0-1
Lion - Bajern     2-3
Grupi G
Porto - Arsenal     2-0
Dinamo K.-Fenerbahçe    1-0
Grupi H
Juventus-BATE     0-0
Real Madrid-Zenit     3-0

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›