Shkëlqim Hajdari sulmon publikisht gjykatën
21/02/2010 Kryeprokurori i Apelit: Gjyqtarët që neglizhojnë dhe s’kanë efikasitet
“Nuk pranojnë kërkesat tona dhe zbardhin vendimet në kohë”
Kryeprokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari, i ka hapur publikisht luftë gjyqtarëve të Apelit Tiranë, të cilët sipas tij gjatë vitit 2009 kanë treguar mungesë efikasiteti të gjykimit në apel. Deklarata u bë në analizën vjetore të Prokurorisë, ku Hajdari theksoi se nga 290 apelet për çështje themeli, gjykata ka pranuar vetëm 34 prej tyre ose rreth 11 për qind. Kjo shifër është shumë e vogël, çka tregon mungesën e vullnetit të gjyqtarëve të kësaj gjykate si dhe neglizhimin total që ata kanë ndaj kërkesave të ndryshme të organit të akuzës. Situata e papranueshme është edhe për sa i përket masave të sigurimit personal, ku nga 54 apele, janë përkrahur nga gjykata vetëm 10 prej tyre. Shkëlqim Hajdari, theksoi se, këto shifra, tregojnë neglizhencën totale që gjykata i bën strategjisë së Prokurorisë për të goditur me forcë krimin. Gjithashtu ai shkoi edhe më tej duke pohuar se gjykata nuk vë në dispozicion të prokurorëve, brenda afatit 30 ditor vendimet, veprime këto që nuk i japin mundësi Prokurorisë të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë nisur nga statistikat veprat penale me përhapje të gjerë mbeten ato kundër pronës, trafikimit të lëndëve narkotike, falsifikimit, por edhe ato që lidhen me shpërdorimin e detyrës. E. Qyno
1202 çështje në gjykatë
718 çështje më shumë
1410 të pandehur
417 masa sigurimi