E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, 32 laboratorë informatike për shkollat

Shkodër-Pas përfundimit të pajisjes së shkollave të mesme të rrethit të Shkodrës me laboratorë informatike, tani kjo do të shtrihet dhe në arsimin bazë 9-vjeçar. Sipas drejtores rajonale të arsimit në Shkodër Atrida Ferketi, janë 32 laboratore informatike të cilat deri në fund të muajit mars do të vendosen në shkollat kryesore të qytetit dhe të fshatit. Në fund të vitit të kaluar përfundoi sjellja e kompjuterave dhe krijimi i laboratorëve të informatikës në gjithë shkollat e mesme, të cilat e kanë dhe lëndë mësimore informatikën. Ndërsa për shkollat 9 vjeçare, këta laboratorë do të vendosen në shkollat e mëdha që kanë numër të konsiderueshëm nxënësish, me qëllim që dhe këtyre tu jepet mundësia për të fituar përvetësuar njohuritë e përdorimit të kompjuterit, një kërkesë kjo e kohës. Farketi shton se këta laboratorë do jenë dhe në shërbim të personelit mësimor, ndërsa për dhënien e njohurive informatike në shkollën 9-vjeçare do të bëhet trajnim me mësues të matematikës në këto shkolla. Disa prej shkollave të mesme të qytetitsiç është ajo e gjuhëve të huaja kanë siguruar edhe lidhjen me internet, duke e vënë atë në shërbim të nxënësve dhe procesit mësimor.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›