Shkodër, Kryeministri inauguron rrugën “Nënë Klea”
Kryeministri Sali Berisha deklaron nga Shkodra se qeveria e tij është e kudogjendur për sa u përket investimeve. Berisha mori pjesë dje në ceremoninë e inaugurimit të rrugës “Nënë Klea”, në qytetin e Shkodrës, që është bashkëfinancim i buxhetit të shtetit dhe pushtetit lokal, me vlerë 38 milionë lekë. “Falë përpjekjes sonë për modernizimin dhe ndërtimin e një infrastrukture sa më të përshtatshme për qytetarët, ne inauguruam edhe këtë rrugë, me vlerë 38 milionë lekë, e cila urbanizon një lagje dhe kthen normalitetin në një vend që ka pasur probleme serioze. Siç e shihni, për investime kjo qeveri është e kudogjendur. Ne ishim dje në Ponçar dhe inaugurimi i fundit që u bë atje ishte sistemi i vaditjes dhe kullimit, ndërsa sot po inaugurojmë rrugën e Shkodrës dhe më pas do të inaugurojmë shkollën. Ajo është dhuratë e qeverisë austriake, një gjë shumë e veçantë dhe shumë e bukur për të gjithë veriun”, - u shpreh Kryeministri Berisha. Në këtë ceremoni Kryeministri Berisha shoqërohej nga kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, zv.kryeministri z. Genc Pollo, ministri i Arsimit z. Fatos Beja, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Lorenc Luka etj.
“Peter Mahringer”, shkollë austriake për Shkodrën
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shkollës së mesme “Peter Mahringer”, e cila është financuar nga qeveria austriake, me vlerë 1 milion e 500 mijë euro. Duke falënderuar qeverinë austriake për investimet, Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria po ndryshon dhe qeveria austriake po jep kontributin e saj të çmuar për këtë ndryshim. Më pas, Kryeministri i shoqëruar nga ministrja e Arsimit e Austrisë, Klaudia Schmit, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zëvendëskryeministri, Genc Pollo, ministri i Arsimit, Fatos Beja dhe deputetët e Shkodrës, vizituan ambientet e brendshme të shkollës dhe kabinetin e saj të informatikës. “Dua të theksoj një moment personal. Shkolla mban emrin e Peter Mahringer, mikut të shquar dhe të madh të shqiptarëve, një burri që u përpoq shumë për të ndihmuar Shqipërinë në fushën e arsimit, që bëri miq të shumtë në Shqipëri dhe që la një kujtim të shkëlqyer, nderi që iu bë shkollës duke iu vendosur emrin e tij, jam i bindur se do të mbajë me nder dhe dinjitet këtë emër të ndritur”, - tha Berisha.