E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, aksidentohet 56 vjeçarja, prangoset drejtuesi i automjetit

/>Një aksident rrugor pranë vendit të quajtur Kryebushat, i ka marrë jetën mbrëmjen e së mërkurës një 56- vjeçareje nga fshati Kosmaç. Viktima mësohet të jetë përplasur nga një kamion tip mercedes me targa të Shkodrës. Një telefonatë në drejtim të policisë ka njoftuar për aksidentin me një viktimë si dhe për praninë e një arme në vendin e ngjarjes. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar si policia edhe autoambulanca, ku kanë gjetur 56- vjeçaren Fatbardha Mustafa në fund të jetës dhe një automatik të mbështjellë me një rrobë. Viktima ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital, ndërsa drejtuesi i automjetit Edmir Bilani është arrestuar nga policia. Në fillim janë vënë dyshime për dy pista rreth ngjarjes, kjo për arsye të gjetjes së armës pranë viktimës. Megjithatë, policia po heton për kushtet në të cilat ka ndodhur aksidenti, si dhe praninë e armës pa fishekë dhe pa krëhër afër viktimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›