Shkodër, dalin nga greva të ngujuarit e 9 janarit
SHKODER - Pas 3 javësh dalin nga greva e urisë 2 të ngujuarit e fundit, familjarë të viktimave të tragjedisë së 9 janarit. Ndoc Bjeshka dhe Mark Zhilla kanë lënë ambientet e grevës, pas një takimi që ata patën me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë pasditen e djeshme. Me shpresën se kërkesat e tyre do të marrin zgjidhje ata kanë dalë nga greva, në ditën e 22-të të saj. Sipas Ndoc Bjeshkës, nga Ministria e Drejtësisë kanë marrë premtimin se do të angazhohen seriozisht për çështjen e tyre, me qëllim zbardhjen e së vërtetës për trupat e 8 viktimave. "Ne do t'i kthehemi grevës, nëse nuk jepet zgjidhja e duhur. Atëherë nuk do të ketë më kthim pas", pohoi Bjeshka. Sipas grevistët, tragjedia e 9 janarit do të zbardhet nëse do të dëshmojë ish-kryepolici Bajram Ibraj, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, ai i forcave detare, zv.kryeministri i asaj kohe, Namik Dokle e ministrat e Brendshëm e të Mbrojtjes. Për këtë arsye, sipas tyre, çështja nuk duhet të rijetohet nga Prokuroria e Vlorës. r.d