E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, pranga oficerit të antidrogës

Shkodër- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një oficer të antidrogës pas hetimeve që e implikonin atë për dekonspirim informacioni. Urdhri për arrestimin e tij është ekzekutuar sot dhe bëhet me dije nga burimet brenda policisë së Shkodrës.

Sipas tyre mësohet se në pranga është vënë Shpëtim Guri, oficer i antidrogës në polici. “Ai akuzohet për dekonspirim informacionesh në luftën kundër kanabisit në zonën veriore të vendit”- sqarojnë të njëjtat burime.

Mësohet se ky ndalim do të pasohet edhe më të tjerë të arrestuar, por për momentin nuk bëhen të ditura detaje rreth aksionit.

Gjatë këtij viti në zonën e Shkodrës janë kryer operacione të vazhdueshme antikanabis, ndërkohë që pas tyre janë asgjësuar më shumë se 70 mijë rrënjë të bimës narkotike, njohur edhe me emrin hashash.

Por ndërsa shifra e bimës së asgjësuar është konsideruar e lartë, kultivimi i saj ka mbetur pa autor. Numri i personave të ndaluar ka qenë fare minimal në raport me numrin e madh të parcelave që janë zbuluar nga antikanabisi.

Shumica e parcelave kanë qenë në zona të thella, të konsideruara pa pronarë dhe në toka të shpyllëzuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›