E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vlerësohet me kupën e Festivalit të Orkestrave Frymore

çmimi

Instrumentistë nga Shqipëria, Italia e Greqia kanë interpretuar së bashku në një formacion të vetëm. është sjellë në këtë mënyrë koncerti përmbyllës i Festivalit të Bandave Frymore. Ndërsa instrumentistët ishin pa dallim para partiturave, dirigjenti shqiptar Edmond Doko, ai grek Panos Vllahos dhe italiani Aldo Peroni nuk e patën aspak të vështirë të drejtonin një orkestër frymore mikse, duke treguar se arti ka fuqinë për artistët dhe popujt. Para publikut të natës së fundit u ekzekutuan: “Paradë meksikane”, “Kthimi në Sorento”, potpuri nga të famshmit “Bitëlls”, dueti “Kushërinjtë”. Pjesë e koncertit përmbyllës u bënë edhe sopranot Etleva Golemi, Vasja Zaharopulu dhe tenori Armando Kllogjeri, të cilët interpretuan edhe së bashku. Artisti i merituar Thoma Gaqi ka bërë publike çmimet e jurisë së festivalit. çmimi i tretë ka qenë për bandën e Bashkisë së Sarandës, për atë të Fierit e Vlorës, me çmime të dyta u nderuan banda e Beratit dhe Elbasanit, ndërsa çmimi i parë ka shkuar për bandën e Bashkisë së Korçës. Kupa e festivalit i ka shkuar bandës së Bashkisë së Shkodrës. Ndërkaq një tjetër surprizë e natës së fundit të Festivalit të Orkestrave Frymore ka qenë ngjitja e trupës arbëreshe në skenë. Ajo është prezantuar si një trupë e kompletuar muzikore, me një larmi instrumentesh të frymës, me kostume dhe një disiplinë artistike të admirueshme, nën drejtimin e dirigjentit Aldo Perone.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›