E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodran Mustafi: Për Evertonin refuzova Man. Sitin

Në Gjermani e shohin si një prej talenteve më të mëdhenj të së ardhmes. Shkodran Mustafi, 17-vjeçari shqiptar-maqedonas, i ka mahnitur të gjithë dhe pavarësisht moshës së re, emri i tij po qarkullon në ambiente të rëndësishme të futbollit. Pjesëtari i Kombëtares U-17 të Gjermanisë, aktualisht i impenjuar në gjysmëfinalet e Evropianit të kësaj moshe, zbuloi se përse ka zgjedhur të largohet nga Hamburgu drejt Evertonit në Premiership. "I detyrohem shumë klubit të Hamburgut dhe të gjithë trajnerëve duke filluar nga ata të akademisë deri te Martin Jol, që më ka thirrur disa herë të stërvitesha me ekipin e parë", tha mbrojtësi 186 centimetra i gjatë. "Gjithsesi vendosa të shoh përpara dhe synoja të arrija më shumë. Ofertat më interesante erdhën nga Anglia. Ai është kampionati më i mirë në botë dhe kjo më ndihmoi në zgjedhjen time. Evertoni do të jetë ekipi im i ardhshëm, një klub që njihet si fidanishte për shumë talente në Premiership. Për këtë skuadër refuzova Mançester Sitin dhe Njukasëllin".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›