E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela: Asgjë nuk është më në dorën tonë

Ervin Skela dhe Energi Kotbuz po kalojnë një moment shumë të vështirë. Pas humbjes së të mërkurës 0-1, me gol të pësuar në minutat shtesë kundër Borusia Mynshegladbah, skuadra e mesfushorit shqiptar rrezikon tashmë vërtet rënien në Bundesligën 2. Zhgënjim i madh vihet re edhe në fjalët e shqiptarit pas përfundimit të ndeshjes, e cila ishte konsideruar si mundësia Kotbuzit për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit gjerman. "Ndeshja kundër Mynshengladbahut ishte shumë e rëndësishme për ne, ashtu si edhe për kundërshtarin", u shpreh Skela, i cili nuk e fsheh aspak pesimizmin për situatën. "Ne e dinim se rezultati i një ndeshjeje të tillë do të luante një rol të veçantë për të ardhmen. Nuk ia dolëm që, në rastet e krijuara, të shënonim një gol. Suksesi i buzëqeshi kundërshtarëve". Energi renditet në zonë e ftohtë (e 17-a) në kuotën e 27 pikëve. "Humbja ishte një grusht në fytyrë për ne. Për sa i përket qëndrimit në Bundesligë, tashmë asgjë nuk është më në dorën tonë", thotë në fund Skela

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›