Shkolla 9-vjeçare, pa ligj nga Kuvendi
Kuvendi duhet të miratojë brenda një kohe rekord ndryshimet e ligjit "Për sistemin arsimor parauniversitar", pasi nisja e re e shkollës 9-vjeçare mund të cilësohet e jashtëligjshme.
BLEDAR HOTI
Cikli i ri shkollor që do të startojë më 15 shtator nuk është ligjëruar ende nga Parlamenti, edhe pse qeveria e ka marrë vendimin për ndryshimin e ligjit që më 23 korrik të vitit të kaluar. Drafti i qeverisë për ndryshimin e ligjit nr.7852, "Për sistemin arsimor parauniversitar" është përfshirë në axhendën e punimeve të Kuvendit për këto tre javë. Ndërsa shkolla 9-vjeçare nis më datën 15 shtator, Kuvendi e ka parashikuar për ta votuar të enjten më datën 11 shtator. Ndërsa qeveria duhet të kërkojë që hyrja në fuqi e këtij ligji duhet të jetë e menjëhershme, duke mos pritur procedurën normale të 15 ditëve dhe të botimin në Fletoren Zyrtare. Në amendimin e paraqitur, në nenin 3, theksohet se "fjalia e parë e nenit 8, ndryshohet si më poshtë vijon: 'të gjithë fëmijët e moshës 6-vjeçare në Republikën e Shqipërisë duhet të fillojnë arsimin bazë, i cili zgjat jo më pak se 9 vjet". Në relacionin e qeverisë ndryshimi i sistemit të arsimit bazë nga 8 në 9 vjet ,cilësohet si një arritje madhore e reformës tërësore, ku ky ndryshim detyron edhe ndryshimet e duhura në ligjin përkatës. Cikli i plotë 9-vjeçar për herë të parë, do të realizohet gjatë vitit shkollor 2008-2009, ku arsimi bazë do të ketë strukturën 5+4. Ndryshimi që pritet të realizohet sipas qeverisë ka disa efekte pozitive. "Aspektin e formimit më të mirë qytetar e demokratik, pasi rrit kohëqëndrimin e tyre në shkollë, si dhe i pajis nxënësit me shprehitë, aftësitë dhe kompetencat e duhura. Rreth 12 mijë nxënës, që mbaronin arsimin e detyruar dhe nuk vijonin arsimin e mesëm, do të vijojnë shkollën, duke mënjanuar futjen e tyre të parakohshme, madje dhe në kundërshtim me ligjin, në tregun e punës dhe heqjen nga rruga e atyre, që nuk punësohen", thuhet në relacionin e qeverisë. Gjithashtu kjo shihet dhe si mundësi për të zbutur hendekun që ekziston në kalimin nga cikli i ulët në ciklin e lartë të arsimit bazë, dhe nga ky cikël në arsimin e lartë, si në planin e ngarkesës javore të nxënësve dhe në atë të njohurive. Reforma e sistemit arsimor përfshin edhe sistemin e arsimit të mesëm, i cili do të ketë një kohëzgjatje 3-vjeçare, duke i pagëzuar me emrin gjimnaze dhe jo me shkolla të mesme të përgjithshme.
Kuvendi, nis sesioni i vjeshtës
Sot pasdite pritet të startojë sesioni i ri parlamentar i vjeshtës. Në orën 18.00 Kuvendi do të nisë punën me miratimin e kalendarit dhe programit të punës deri më 31 tetor. Në rendin e ditës së punimeve janë 13 pika, ku 9 prej janë për të votuar projektligje të ndryshme. Pjesa më e madhe e projektligjeve janë ratifikim marrëveshjesh, si dhe miratim i disa projektligjeve si "Për miratimin e niveleve të tarifave doganore", për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9461, datë 21.12.2005 "Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore", të ndryshuar; Projektligj "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8934, datë 05.09.2002, "Për mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar. Ky sesion shihet si më i rëndësishmi për maxhorancën, pasi pritet të realizohet reforma zgjedhore, si dhe miratimi i disa prej projektligjeve që lidhen me sistemin e drejtësisë. Ndërsa përplasje pritet të ketë edhe për dy projektet "Për Prokurorinë e Përgjithshme", "Për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit", si dhe "Për kufizimin e imunitetit".