“Vështirë t’i mundësh në shtëpi”
Trajneri i Suedisë, Lars Lagerbak është i bindur se në Shqipëri çdo skuadër e madhe ka të vështirë të fitojë. Ai ka pranuar lojën e mirë të përfaqësueses shqiptare, por nuk ka ngurruar të përdorë si justifikim para medieve vendase se skuadra e tij nuk arriti të shënonte asnjë gol për shkak se Shqipëria u mbrojt me nëntë vetë në këtë takim. “Ishim më të mirë. Nuk bëhej fjalë fare për nënvlerësim, sepse Shqipëria do t’u shkaktojë probleme edhe përfaqësueseve të tjera në grup. Duhet të shohim çfarë do të ndodhë në ndeshjet e ardhshme. Do të mundohemi të luajmë shumë më mirë kundër Hungarisë. Shqipëria kishte nëntë mbrojtës prapa topit dhe kjo na e bënte të vështirë të gjenim hapësira”, ka thënë tekniku suedez.