E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla e Magjistraturës, një histori suksesi

Shkolla e Magjistraturës dje mbushi 10 vjet të funksionimit dhe prej auditorëve të saj kanë dalë me qindra gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë vlerësuar për punën e tyre. Ajo lindi si domosdoshmëri jetike për Drejtësinë në vend, e cila përfaqësohej kryesisht nga gjyqtarë dhe prokurorë të kohës së komunizmit, apo persona të cilët kishin marrë diploma 6-mujore me kursin e Plepave pas viteve ‘90. “Hapja e kësaj shkolle u mbështet fuqimisht nga organizmat ndërkombëtarë, veçanërisht nga Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian. “Jam i bindur se kjo shkollë ka qenë dhe mbetet një arritje e vyer dhe gur themeli i rëndësishëm për pushtetin gjyqësor dhe organin e Prokurorisë, dhe se ajo ka arritur me shumë mund, përpjekje dhe sakrifica deri tani, t’u përgjigjet siç duhet sfidave që i kanë dalë përpara përsa u përket edukimit dhe përgatitjes sa më të mirë profesionale të magjistrave të rinj”, - tha presidenti Topi në ceremoninë e zhvilluar dje me rastin e këtij jubilari. Pak kohë më parë, kreu i misionit të asistencës së BE-së në fushën e Drejtësisë në vendin tonë (EURALIUS), Roland Miklau, bëri të njëjtin vlerësim, duke përcjellë një mesazh të qartë që politika të mos fusë hundët në punët e Drejtësisë.

24 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›