Shkolla e ish-Kënetës, gati zbatimi i projektit
Këshilli i Ministrave miraton kompensimin e ish-pronarëve
1000 fëmijë me shkollë të re
Ish-Këneta brenda pak muajve do të ketë shkollën e saj të re, me kushte bashkëkohore dhe staf të përgatitur profesionalisht. Kjo deklaratë u bë dje nga drejtori i ARD-së Durrës, Vaso Papaj, i cili tha se "mungesa e vlerës së tokës në ish-Kënetën e Durrësit po mbante të bllokuar që prej 2 vjetësh projektin me vlerë 1.2 milion dollarë për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare të kësaj zone".
Janë pronarët e truallit në të cilin është vendosur të ndërtohet objekti i shkollës të cilët kërkonin kompensimin me para në dorë për tokën e tyre në mënyrë që të lejonin fillimin e punimeve. Por, që nga viti 2006 situata kishte mbetur e bllokuar e gjithashtu edhe fondet e shkollës. Kjo ka ndodhur për shkak se mungonte një vendim i Këshillit të Ministrave për vlerën reale të tokës në ish-Kënetë që do t’i hapte rrugë kompensimit të truallit.
Ecuria e zbatimit të projektit
Qysh në vitin 2006 MASH-i në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit (sikurse e parashikon edhe ligji) kishin vendosur ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare në zonën e ish-Kënetës. Vendimi u mor për shkak se janë më shumë se 1000 fëmijë të cilët nuk kanë se ku të mësojnë dhe janë të regjistruar nëpër shkollat e Durrësit të cilat ndodhen mjaft larg qendrës së tyre të banimit. MASH-i realizoi projektin e objektit dhe vuri në dispozicion të tij fondin limit prej 89 milionë lekësh.
Fondet i kaluan Bashkisë së Durrësit dhe kjo e fundit po në vitin 2006 organizoi tenderin për ndërtimin e shkollës. Më parë, ishte miratuar edhe trualli mbi të cilin do të ndërtohej shkolla.
Por kur pritej fillimi i punimeve, disa qytetarë nga Durrësi, dikur punonjës të ish-NB-së Spitallë, paraqitën dokumente sipas të cilave rezultonin pronarë të truallit ku ishte vendosur të ndërtohej shkolla dhe kërkuan nga shteti kompensim me para për pronën e tyre. Vetëm kështu rruga do të ishte e lirë për projektin. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 3000 metra katrorë që dikur i përkiste NB-së Spitallë dhe me ligjin 7501 u është ndarë punonjësve të fermës.
Por vetëm tashti, kur kanë kaluar 2 vjet nga marrja e vendimit për ndërtimin e shkollës, pronarët e truallit, mund të ndihen të sigurt për të marrë kompensimin dhe projekti të vazhdojë zbatimin e tij për ndërtimin e shkollës së re në zonën e harruar prej vitesh nga ish-qeveritarët që vetëm premtonin.
Zgjidhja përfundimtare
Bashkia e Durrësit dhe MASH-i duket se së fundi kanë gjetur një rrugë zgjidhjeje për këtë problem, duke zgjidhur mes dy mundësive, duke bërë që projekti të zhbllokohet. E para ishte të kompensoheshin pronarët e tokës dhe e dyta të gjendej një truall i lirë.
Vaso Papaj, drejtor i Drejtorisë Arsimore të Qarkut të Durrësit, sqaroi se “vonesa për realizimin e projektit ishte mungesa e vlerës së tokës. Këto ditë dalja e VKM-së, përcaktoi edhe vlerën e saj në ish-Kënetë e mbi këtë bazë do të mund të kompensohen pronarët e truallit, ndërsa gjetja e sipërfaqeve të lira ishte krejtësisht e pamundur. Tashmë projekti është gati të zbatohet".