E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperaturat bien me 10 gradë



Luhatja e temperaturave ka bërë që këto ditë të muajit korrik termometri të shënojë 23 gradë celsius. Pas të ngrohtit afrikan që kishte pushtuar vendin javën e tretë të korrikut, duket se do të vazhdojë të ketë ditë të freskëta të shoqëruara me rënie shiu.

Sipas Shërbimit Metereologjik gjatë gjithë javës do të ketë temperatura të ulëta të cilat sërish do të tentojnë të shkojnë drejt 30 gradë celsius.

Megjithatë, dielli do të ketë ndriçimin e tij, por jo ngrohtësinë që na fali para disa ditëve. Për të gjitha ata që dëshirojnë që këtë fundjavë ta kalojnë në bregdet, duhet të jenë optimistë pasi temperaturat do të shënojnë 29 gradë celsius e më tej.

Rënia e theksuar e temperaturave në këto ditë ka trembur një sërë pushuesish të cilët kanë lënë përgjysmë pushimet e tyre.

E megjithatë, specialistët e Shërbimit Metereologjik theksojnë se një ngritje të theksuar të temperaturave do të ketë vetëm në fillim të javës së ardhshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›