Shkolla e parë shqipe. Nderim i Parlamentit Shqiptar për Jovan Kosturin
08/03/2011 Le të ndalemi në historinë e Shqipërisë, në faktet dhe detajet akoma të pazbuluara që lidhen me individë e personalitete, që ja kushtuan jetën veprimtarisë patriotike dhe përpjekjeve për kombin e diturinë. Një sërë ngjarjesh, e ato që lidheshin me patriotizmin u mbajtën fshehur për faktin se dokumentet i përkasin qeverive të ndryshme. Bashkë me emrat u mbajtën pezull dhe faktet hera- herës interesante, që dhe sot akoma nuk njihen plotësisht, po gjithsesi ekziston mënyra për ti studiuar. Në momente të ndryshme i kthehemi të shkuarës, për të përçuar paksa nga patriotizmi i munguar që i nevojitet të sotmes. Hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, 7marsi, e pagëzuar si dita e mësuesit apo ditëlindja e arsimit shqiptar, është një ngjarje e madhe historike e lidhur edhe me emrin e patriotit Jovan Cico Kosturi apo Jovan Shqiptari, protagonist në ngjarjet dhe historinë e asaj kohe, emrin e të cilit e nderon Parlamenti i 1924, si dhe prof. Kristo Frashëri në shkrimet e tij, kur i referohet historianit zviceran O. Schmitt për Skënderbeun duke cituar se askujt nuk i shkon ndërmend se kur ka përballë një shqiptar me emrin Jovan, p.sh Jovan Kosturi të mendojë se është sllav… Jovan Kosturi lidhet me panoramën historike të Korçës, qytetit ku u hap shkolla e parë, në momentet kur kombi shqiptar rënkonte nën sundimin otoman dhe veprimtarinë më të dëmshme kundër idealit kombëtar, greqizmës e propagandës së saj, ndërsa mësimi në shkolla deri atëherë zhvillohej në gjuhë të huaj: greqisht për të krishterët, e turqisht për myslimanët. Nacionalizmi shqiptar u godit me të gjitha mënyrat nga propaganda greke, nga mallkimet e deri tek ato ngatërresa të çuditshme që u shpikën ndaj shqipes e njerëzve që luftuan për të. Formimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në 1878 dhe besimi tek vëllezërit Frashëri, krijimi i Komitetit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për krahinën e Korçës, pikëpamjet e Kuvendit të Gjirokastrës më 23 korrik 1880, ideja e vëllazërisë midis të krishterëve dhe myslimanëve, veprimtaria e Sami Frashërit e Jani Vretos nga Stambolli për formimin e alfabetit unik, si dhe veprimtaria e patriotëve të Bukureshtit për përhapjen e librave shqip, ndihmuan situatën brenda vendit, për të shkuar më pas me mundim në hapjen e shkollës së parë. Shqiptarët e Bukureshtit i ngarkuan Jovan Kosturit detyrën e shpërndarjes së librave shqip, ndërsa anëtari i Shoqërisë Drita të Bukureshtit, patrioti Thimi Vasil Marko, u kthye në Korçë për krijimin e një shoqërie kulturore, duke kërkuar dhe futjen e shqipes, një veprim ky tejet i guximshëm. Në fillim të viteve1886, për ti dhënë lëvizjes korçare një udhëheqje në misionin e saj, u krijua në Korçë Komiteti Kombëtar i Fshehtë, me kryetar Jovan Cico Kosturin, Thimi Markon e Orhan Çerçiz Pojanin. Në pamundësi për krijimin e shoqërisë kulturore, veprimtaria u zhvillua në ilegalitet, duke synuar organizimin e veprimtarisë së patriotëve të shpërndarë në krahinat e tjera të vendit, përhapjen e shkollave shqipe, mbledhjen e fondeve të nevojshme. Qëndresa e autoriteteve turke dhe grekomanëve shqiptarë vështirësoi mjaft veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë. Pas shumë e shumë përpjekjesh në emër të Pandeli Sotirit u nxor nga qeveria turke, leja e nevojshme për hapjen e një shkolle private në Korçë, si shkolla e parë shqipe, e cila ruhet dhe sot si Muzeu i Arsimit Shqiptar. Kjo shtëpi u dhurua nga Diamond Tërpo, korçar që jetonte në Bukuresht dhe 7 marsi i 1887 shënoi hapjen e së parës shkollë shqipe nga patriotët korçarë, e para brenda Shqipërisë. Kjo ngjarje u kthye në një manifestim, ndërsa dyqani i Jovan Kosturit u bë qendra e propagandës së shqiptarizmit, një shembull për të tjera veprimtari e shkolla në të tjera krahina të vendit. Naim Frashëri do i kushtonte vargjet e njohura evenimentit të hapjes së shkollës së parë shqipe, ndërsa ngjarjet do fillonin të precipitonin drejt ndëshkimit e hakmarrjes. Mësimi i parë për patriotët shqiptarë apo një mënyrë trembjeje ishte vrasja në Molo të Selanikut e Spiro Kosturit, më 11 nëntor 1906 prej dy grekëve. Disa ditë pas vrasjes së djalit u zhvillua dhe gjyqi ndaj Jovan Kosturit dhe dy djemve të tjerë. Ishin gazetat shqiptare jashtë atdheut, ishte opinioni publik ai që ndikoi fuqishëm, që pas një paraburgimi të gjatë e mungese provash, Jovan Kosturi të lirohej. Ishte artikulli i bujshëm i redaksisë së gazetës “Drita” të Sofjes, më 26 shkurt 1907, me titull “Pse grekët vranë Spiro Kosturin?, “Çbëri qeveria barbare, çduhet të bëjnë shqiptarët?”
Shqiptarët e Bostonit organizuan një tjetër mbledhje ku diskutuan Petro Nini Luarasi, Sotir Peci, ndërsa fjalimi madhështor i Nolit bëri përshtypje të veçantë. Ky fjalim i mbajtur nga Fan Noli më 23 dhjetor 1906, i botuar në gazetën“Kombi” më 1 janar 1907, është një pjesë e jehonës dhe indinjatës, zemërimit në tërë qarqet patriotike brenda dhe jashtë Shqipërisë për vrasjen e Spiro Kosturit. Duke botuar fjalimin e Nolit “Kombi” shënonte: “Ata që nuk dëgjuan nuancat e zërit të tij, humbën shumë, se Noli nuk foli, po këndoi”. Pas djalit Spiro Kosturi, në fushën e Orman Çifligut në 1911 vritet në moshën 19-vjeçare dhe Kostaq Spiro Kosturi, bashkë me të tjerë luftëtarë shqiptarë. Pas vargjeve të dhimbshme: “Dëshmor i ati, theror i biri, kështu vdes vetëm i liri…”, në gazetën “Koha” të viti 1918 nr.131, Mihal Grameno, pas vrasjes së djalit dhe nipit të patriotit Jovan Kosturi, shkruan: “I vetmi dëshpërim i Jovanit ka qenë vetëm Shqipëria. Ai qëndronte i patundur si një breth i gjelbër duke i duruar me gëzim vuajtjet e theroritë për nder të Shqipërisë, kjo antikë kombëtare...”. Kjo antikë kombëtare, sipas Mihal Gramenos, do blinte në Austri dhe dhuronte veglat muzikore të Bandës së Lirisë së Korçës, duke kontribuar kështu dhe në krijimin e Bandave Muzikore shqiptare. Një tjetër gazetë, ajo e vitit 1924 e datës 6 shkurt nr. 76 do të shkruante disa nga fjalët e Jovan Kosturit: “Armiqtë le të bëjnë çtë duan, unë përpiqem për më të shtrenjtën gjë në botë, gjuhën shqipe, nuk dua tia di e në më varçin”. Jovan Kosturi, apo Jovan Shqiptari, siç quhej, kishte lidhje të ngushta dhe me patriotët e veriut. Që në 1909 ai mbante sekretar në dyqanin e tij të riun shkodran Hil Mosi, që dinte gjermanisht, nën pretekstin e tregtisë me Austrinë, të vetmin vend me të cilin lejonte tregti Turqia. Nën drejtimin e Jovan Kosturit, Hil Mosi organizoi të parën shoqëri sportive shqiptare, atë “Vllazëria”, që u bë vatër e ideve të lirisë e pavarësisë. Në gusht të vitit 1923, Fan Noli që ndodhej në Korçë viziton shtëpinë e plakut të nderuar. Bisedohet gjatë për hallet e vendit. Një pullë emisionit të parë të pullave shqipe, e emetuar nga qeveria e Ismail Qemalit, ka pamjen e shtëpisë së Kosturëve. Përtej komenteve të historisë janë interesante disa ngjarje personale, të shndërruara në tronditëse për kohën, në pengesa të habitshme, të cilat sot mund të duken të paimagjinueshme. Presionet ndaj Jovan Kosturit dhe patriotëve të tjerë shkonin përtej mallkimit, në pengesa absurde, siç ishte ajo e martesës së djalit të tij Kristaq Kosturi, që u shndërrua në një martesë historike, për të cilën Kryeministri rumun Titu Maioresku, u detyrua të bënte nga qyteti i vogël ku ishte për pushime një këshillë ministerale.
Nëse do zhvendoseshim në një kohë tjetër, për të mësuar pak nga “Bisedimet e Kuvendit Kushtetues”, përmbajtja e mbledhjes së shtatë, mbajtur më 4 shkurt 1924 duket interesante. Ajo përkon me disa data të përkujtimit të disa figurave. Nëse do shikonim raportin e mbledhjes, tema e parë ishte mbi mënyrën e paraqitjes së raportit të Komisis (siç quhej Komisioni) Shqyrtuese mbi shqyrtimin e zgjedhjeve. Pra, një raport për shqyrtimin e zgjedhjeve... Më pas propozimi i Reuf Ficos kërkonte pesë minuta pushim, si kujtim për vdekjen e Presidentit Willson të Amerikës, që kish bërë shumë për Shqipërinë. Pas miratimit unanim të këtij propozimi Jashar Erebara kishte propozuar kujtim dhe për vdekjen e Leninit, kërkesë kjo që ishte pritur me ilaritet, madje ish dashur ndërhyrja e Avni Rustemit, i cili ishte kundra bolshevizmës, po kujtonte se Lenini ishte i pari që denoncoi traktatin e Fshehtë të 1915-ës. Eqerem Vlora do i përgjigjej me ironi këtij propozimi duke kujtuar shpirtrat e therur prej tij (Leninit )... Më pas fjalën e mori Ali Këlcyra, i cili shpjegoi se në rast se do të nisnin të bënin nderim për njerëz të huaj, mendonte se do ishte më e drejtë të bënin edhe pesë minuta kujtim për ata që kanë dhënë gjakun për krijimin e Shqipërisë, e që këtë tokë e kanë vaditur më gjakun e tyre. Propozonte të bëheshin pesë minuta nderim për Vani Cico Kosturin, “të cilit i kanë dekë i biri nga anë të grekërvet dhe i nipi nga ushtria e turqve”. Pas propozimeve për nderim të figurave të mëdha të historisë botërore, Presidentit të Amerikës Willson dhe Leninit, Kuvendi Kushtetues i 4 shkurtit 1924 kish parë me vend në emër të patriotizmit të nderonte ata që me gjakun e tyre kanë luftuar për krijimin e Shqipërisë. Kështu Kuvendi Kushtetues mban dhe pesë minuta kujtim për Jovan Cico Kosturin. Duket se në momente të caktuara shqiptarët kanë pasur nevojë për këtë term që fillonte që me përhapjen e diturisë në këtë rast, me shkollën e parë shqipe në Korçë, atë që Mihal Grameno e kish quajtur Antikë Kombëtare, Breth i gjelbër, shqiptarin që kish komunikuar me Naim Frashërin, Nolin e patriotë të tjerë brenda e jashtë Shqipërisë, si simbol i qëndresës të çështjes shqiptare kundër turqve e greqizmës. Vitet e mëvonshme, me gjithë regjimin e atëhershëm, për rëndësinë e patriotizmin e pamohueshëm të kësaj familjeje, nderuan me dekorata e urdhra të ndryshëm Jovan Kosturin, Spiro Kosturin e Kostaq Kosturin, ndërsa nderimi i Parlamentit të 1924 nuk u përmend asnjëherë në kohën e diktaturës, ashtu si dhe një sërë patriotësh, lancimi i të cilëve kishte gjithmonë një limit. Jetojmë në të tjera vite, e ngjarjet rrjedhin ndryshe. E shkuara vjen në ditë përkujtimesh e festash për të na kujtuar përpjekjet e brezave, njerëzve të përkushtuar të këtij kombi, të cilët u përballën me vështirësitë në momentet e rëndësishme, për të na lënë një shkollë, gjuhë, një atdhe, për të na lënë pakëz nga ai patriotizmi, aktual dhe në ditët e sotme.